Kremtohet lindja e Krishtit

UPDATE- Besimtaret e krishtere festojne Krishtlindjet. Qindra vete u mblodhen mbreme ne mesnate per te pritur lindjen e Krishtit ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane. Moment ky qe cilesohet si nje nga me te rendesishmit ne kalendarin kristian.
Mesha e shenjte u mbajt nen drejtimin e arkipeshkvit katolik te Tiranes Durresit dhe te gjithe Shqiperise Imzot Rrok Mirdita i cili i uroi besimtareve me shume paqe miresi dhe afrimitet me njeri-tjetrin.
Nderkohe sot ne oret e para te mengjesit uroi Kryepeshkopi i Tiranes Durresit dhe i gjithe Shqiperise Hiresia e Tij Anastas Janullatos. Ne meshen e mbajtur per kete rast ai iu drejtua besimtareve me urimin per te qene me te dashur dhe me afer me njeri-tjetrin.
Presidenti i Republikes Bamir Topi uroi te gjithe besimtaret e krishtere me rastin e Krishtlindjeve. Duke uruar perzemersisht te gjithe besimtaret e krishtere shqiptare presidenti tha se Krishtlindja eshte nje dite e bekuar e cila perben nje rast te mire per te treguar dashuri mbeshtetje per te dhene ndihme apo per te shprehur mirenjohje.
Urimi i plote i Presdentit Bamir Topi
Te dashur bashkekombes te krishtere kudo ku jetoni e punoni
Ju uroj nga zemra Gezuar Krishtlindjen
Kjo feste e bekuar percjell lumturi dhe u jep besimtareve te krishtereve ne mbare boten gezimin shpirteror dhe shpresen per jeten. Ajo ka lindur ne driten e besimit shpreses dhe dashurise dhe per shekuj me radhe na terheq drejt vlerave te verteta shpirterore. Keto vlera luajne nje rol te vecante edhe ne historine e kombit shqiptar dhe kane ushqyer nder vite kulturen tone kombetare.
Per besimtaret e krishtere shqiptare Krishtlindja eshte nje dite e bekuar dhe perben nje tradite te mire per te treguar dashurine per te afermin mbeshtetjen per ata qe kane nevoje kujdesin ndaj familjes ndihmesen ndaj te varfrit mirenjohjen e sinqerte per njeriun e perkushtuar ndaj punes. shte e rendesishme qe keto vlera njerezore te trashegohen nga brezat e rinj te cilet me veprimtarine e tyre do ti sjellin vendit begati dhe nje te ardhme te suksesshme. shte e rendesishme qe keto vlera te dominojne sidomos sot kur nje pjese e popullsise po perjeton momente te veshtira per shkak te permbytjeve per te deshmuar edhe nje here se ne te mire e ne te keq ne shqiptaret jemi perkrah njeri-tjetrit pa asnje dallim.
Paqja shpresa dhe gezimi mbizoterofshin ne shpirtin e ne familjet tuaja Le te jete kjo dite Krishtlindjesh plot gezim harmoni e begati