Thatësira kufizon kalimin e anijeve në kanalin e Panamasë

Autoriteti i kanalit të Panamasë tha se kufizimet për kalimin e transit të anijeve në atë rrugë detare do të vijojnë deri në datën 2 shtator, dhe maksimumi i numrit të automjeteve të autorizuar për të kaluar atje do të vijojë të jetë 32 në ditë.
Kufizimet, që po zbatohen prej disa muajsh për shkak të thatësirës në Panama, mund të shtojnë presionin ndaj çmimeve të mallrave të konsumit, si dhe të shkaktojnë vonesa dhe tarifa shtesë në kostot e transportit.
Kanali i Panamasë është një rrugë e rëndësishme ujore për transportin e mallrave nga Azia në SHBA, veçanërisht para sezoneve ku është piku i shitjeve, si krishtlindja.
Përmes tij mundësohet transporti i shpejtë i lëndëve të para nga SHBA në Azia dhe në brigjet e Amerikës së Jugut që lagen nga Oqeani paqësor.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /