Kuçovë, plagoset një person, policia po heton ngjarjen

Një konflikt i çastit mbrëmjen e së enjtes në Kuçovë, ka përfunduar me një të plagosur me mjete të ftohta, njofton policia e qytetit.
Ajo e ka identifikuar si shtetasin E.B., 41 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit apo autorëve.
Disa persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Policia po kqyr kamerat e sigurisë për të hedhur më shumë dritë rreth asaj se çfarë ka ndodhur.
/ rtsh.al /