E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kundër dekretit të Topit për KLSH-në

 Kryesocialisti, Edi Rama, tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, se PS-ja nuk mbështetet kandidatura politike që vijnë nga mazhoranca, teksa ka shtuar se kandidati Bujar Leskaj, nuk përmbush një nga dhjetë pikat e paktit të PS-së.

“Kuvendi do ushtrojë dekretin për kreun e KLSH-së. Kandidatura nuk i përmbush kriteret tona të propozuar në paktin prej 10 pikash. E them me keqardhje se ndërkohë që ka një traditë që KLSH-në nuk e merr qeveria dhe ne kemi deklaruar se nuk duam figura nga partia në pushtet. Ne nuk do votojmë pro, pasi KLSH nuk do jetë me i shtetit, por i pushtetit”, theksoi Rama.

Për kreu e institucionit të Avokatit të Popullit, Rama tha se Partia Socialiste kërkon një kandidaturë që të jetë për popullin dhe jo i sjellë nga partitë politike. “Duam një figurë të denjë për Kushtetutën. Profesor Luan Omari e ka pranuar ftesën për tu bërë pjesë e komisionit të punës. Pasi të mblidhen të gjitha kërkesat do organizohet dëgjim i hapur i cdo kandidati", deklaroi Rama. /Start/

                                                                                             2011-11-22 15:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›