E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i vrasjes së minorenes shokon Francën

Djali, i identifikuar si Mathieu M, 17-vjeç, ka kaluar katër muaj në burg për përdhunimin e një minoreneje në jug të Francës. Ai ishte nën mbikëqyrje gjyqësore. Shkolla tha se nuk kishte dijeni lidhur me problemet e mëparshme të të riut.

Të premten e kaluar, në një pyll afër shkollës u gjet trupi i 13-vjeçares (Agnes). Ajo ishte përdhunuar dhe më pas ishte djegur. Mamaja e viktimës, Paola Marin, tha se e bija nuk do të kishte vdekur  nëse shkolla nuk do të ishte treguar kaq neglizhente. Ndërsa babai i viktimës thotë se shkolla ka qenë në dijeni të së kaluarës problematike të të riut.

Nga ana tjetër shkolla thonë se ka ditur se i riu ka pasur problem me drejtësinë por nuk ka qenë e informuar lidhur me natyrën e tyre. Ministri francez i Punëve të Brendshme, Claude Gueant theksoi për “TF1” se duket qartë që ka pasur mosfunksionim mes hallkave. Ndërsa kryeministri Francois Fillon tha se duhet të sigurohemi që të rinjtë që paraqesin rrezikshmëri të vendosen në qendra edukimi të sigurta.

Mathieu, i cili kreu katër muaj burg për përdhunimin e një të miture, komshi me të, u vlerësua si i parrezikshëm dhe u lirua. Më pas, prindërit ndërruan qytet dhe e futën djalin në Cevenol International.

Agnesa u zhduk javën e kaluar ndërkohë që trupi i saj u gjet të premten. Prokurori tha se ajo ishte vrarë në mënyrë brutale. Ngjarja ka tronditur rëndë shoqërinë franceze, dhe shumë prindër janë shprehur të pasigurt lidhur me sigurinë e fëmijëve të tyre./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-22 13:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›