E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Economist: Gërdeci, incidenti më i sikletshëm për Berishën. Rrëzoi sloganin e tij Me duar të pastra

Share

Vendimi i gjykatës së Tiranës për tragjedinë e Gërdecit nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Njësia ekonomike e inteligjencës, pjesë e britanikes The Economist, në raportin e saj tre mujore analizon se vendimi i dhënë për të akuzuarit, jo vetëm që irritoi familjaret e viktimave, por mbi të gjitha i hodhi më shumë karburant skepticizmit të përhapur mbi pavarësinë e gjyqësorit, raporton Vizion Plus. Në këtë raport shpërthimi i Gërdecit është evidentuar si incidenti më i sikletshëm për qeverisjen e kryeministrit Berisha.

Gjykata e Tiranës përfundoi një nga gjykimet më të ndjeshme në vitet e fundit, pak para përvjetorit të katërt te tragjedisë së Gërdecit, vendimi i cili është konsideruar i butë për shume individë. Prokuroria tha se ajo do të çojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Dënimet për fajtorët e tragjedisë së Gërdecit indinjuan familjarët e viktimave, por nga ana tjetër dhe i shtoi karburant skepticizmit të përhapur në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit. Gërdeci është incidenti më i sikletshëm për zotin Berisha, shkruan prestigjiozia The Economist”.

Sipas The Economist, për sytë e shume njerëzve, kjo tragjedi ishte një kthese e fortë për zotimin e Berishës, i cili erdhi në pushtet me sloganin: “Me duar të pastra”, me qëllim për të luftuar korrupsionin.

Pas incidentit të Gërdecit, zoti Berisha filloi një sulm mbi Prokurorinë e Përgjithshme duke hartuar ligjin për lustracionin, me qëllim për të larguar nga detyra ata që kishin shërbyer si prokurorë apo gjykatës gjatë epokës komuniste, vijon “The Economist”.

Gjykata e Tiranës vendosi 18 vite burg për Ylli Pinarin, ish-drejtori i MEICO dhe po aq për Dritan Minxollin, administrator i fabrikës se demontimit ne Gërdec. Ndërkohe që për Mihal Delijorgjin, pronari i kompanisë Albademil, gjykata dha 10 vjet burg. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për këta shtetas, ndërkohë që ka apeluar vendimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›