Tronditet Shkodra, vritet një 17-vjeçare dhe gjyshi i saj 70-vjeçar
Share
Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kir të Shkodrës, ku është vrarë një vajzë e re dhe gjyshi i saj. Sipas burimeve të policisë, viktima është Marie Çuku, 17 vjeç dhe Kol Çuku, 70 vjeç, gjysh i saj.
Mësohet se vajza ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa 70-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, për shkak të plagëve të rënda.
Policia bën me dije se ka mundur që të identifikojë dy autorët e krimit, ndërkohë që nuk ka bërë ende me dije identitetin e tyre dhe arsyet e vrasjes së dyfishtë, që ka tronditur Shkodrën.