E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Economist Hypo Bank u rrit me para kroate

Gazeta londineze The Economist botoi nje artikull te detajuar per Hypo Group te titulluar Banka austriake ne qender te skandalit ne rritje. Sipas gazetes nje rritje aq te habitshme Hypo e perjetoi gjate viteve te 90a fale lidhjeve te aferta me djathtistet austriake te Jorg Haiderit dhe me pushtetin kroat.

Gjithcka i ngjane ndonje skenari filmash per James Bond. Ne njeren ane i keni revolveristet ballkanas dileret e droges pasaniket dhe politikanet. Ne tjetren djathtistet austriake qe i nenshtrohen politikave te Adolf Hitlerit. E ne te treten bankaret austriake te cilet permes Austrise Holandes dhe Lihtenshtajnit i menaxhonin parate qe vinin nga Ballkani dhe pastaj i kthenin prapa sqaron The Economist.

Gazeta tutje perkujton se banka udhehiqej nga ish-shefi i arrestuar i Grupit Wolfgang Kulterer shprehi e te cilit eshte shkaktimi i skandaleve nderkohe qe nenvizon se mik i Kulterer dhe i Haider ishte edhe ish-kryeministri kroat
Ivo Sanader i cili papritmas dha doreheqje nga posti i kryeministrit.

Qe nga ai moment nuk pushojne spekulimet rreth raporteve te Sanader me Hypo Bank pohon gazeta duke shtuar se kohe me pare Sanader megjithate mohoi te kete cfaredo lidhje me kete afere.

Hypo Bank ne fakt u ngrit fale parave kroate citon The Economist fjalet e Peter Pilz nje perfaqesues ky i Partise se Gjelber ne Parlamentin e Austrise. Rritja e bankes gjate viteve te 90a mund ti falenderohet kontakteve qe Haider kishte ne Kroaci. Gjate lufterave ne ish-Jugosllavi parate e qeverise dhe te diaspores kroate kalonin neper ate banke dhe me to pastaj blihej armatim. Fitimet nga keto para me vone ri-investoheshin ne Kroaci me ndihmen e elites politike kroate sqaron The Economist ne vazhdim.

Hypo lidhet edhe me mbretin ballkanas te kokaines Darko Saric megjithese Johannes Zink i cili po e heton aferen ne Hypo pohon se pretendimet se Saric ka shpelare 100 milione euro ne Belville nje lagje kjo banesore ne Beograd nuk jane te sakta.

Sa per perkujtim ministri serb i Policise Ivica Dacic disa here ka theksuar se fokusi i hetimeve lidhur me aferen e Hypo Bank eshte Kroacia megjithese punet e saj bankare do te siten edhe ne Serbi. Edhe pse afarizmi i kesaj banke do te jete objekt hetimi edhe ne BeH.

Interesimi austriak per hetimet ne Hypo Bank para se gjithash fokusohet ne ate nese nga parate e shpelara ne Hypo Bank eshte financuar Jorg Haider. Nese sic thote Rolf Holub deshmohet se banka ka financuar krimin e organizuar atehere kjo gjithe ketij rrefimi do ti jepte nje dimension krejtesisht te ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›