Serie A Juventusi vetem barazim ndaj Sampdorias Chievo merr kreun

Lece surprizoi Fiorentinen pasi e mposhti 1-0
Serie A ende nuk ka gjetur ekuilibrat e duhur edhe pse kete vere Juventusi e Milani kane shpenzuar shuma te medha parash perseri duket se nuk e mbyllen ate humnere qe i ndan nga Interi. Bardhezinjte vuajne ne mbrojtje si rrallehere ne historine e tyre nderkohe qe kuqezinjte kane dale kokulur nga Cesena. Nga ana tjeter pas ketyre zhgenjimeve vetem ne Verona duket se gezojne pasi Chievo pas dy javesh kampionat eshte ekipi i vetem me pike te plota.
Zonja vuan
Zonja e Vjeter ne Olimpico te Torinos barazoi 3-3 me skuadren e Sampdoria-s. miqte e nisen me mire takimin pasi shfrytezuan me se miri gabimet e torinezeve Nicola Pozzi luajti ne vend te Pazzini-t ishte autori i golit te pare. I riu ne minuten e 36 u dha avantazhin miqve. Nga ana tjeter ketij goli iu kunderpergjigj Claudio Marchisio qe dergoi ne rrjete sferen qe ia dhuroi mjaft bukur Krasic. Me pas ne pjesen e dyte vendasit nisen lojen me te motivuar Krasic nis perseri nje top te bukur per tek Pepe ndodhej ne pozicion jashte loje qe u jep avantazhin e perkohshem bardhezinjve. Pas pesimit te golit te dyte miqte u zgjuan dhe vendosen ekuilibrin ne fushe me nje supergol te Cassano-s 64. Ky skenar perseritet perseri pak me pas Quagliarella shenoi golin e pare me bardhezinjte ne pozicion te dukshem jashte loje por eshte perseri Pozzi qe ne 73-en minute mbyll serine e golave ne Torino.
Gomeret fluturojne
Pas 180 minutave te para te luajtura ne Serie A tabelen e klasifikimit e kryesojne gomeret fluturues nofka e Chievo-s. Keto te fundit arriten dje qe te kthenin rezultatin ne nje fushe te veshtire si ajo e Genoa-s. goli i Destro-s nuk u mjaftoi vendasve per te marre ne shtepi tri piket pasi Moscardelli Marcolini e Pellissier shenojne nga nje gol duke u dhene keshtu fitoren miqve.
Rikthehet Lazio
Nga skuadrat e mesit te tabeles vetem skuadra e Lazio-s beri dje nje paraqitje te mrekullueshme. Bardhekaltrit ne shtepine e tyre mposhten skuadren e Bologna-s barazuan pa gola ndaj Inter-it ne javen e pare. Djemte e Reja-s u zgjuan vetem ne fund te ndeshjes atehere kur trajneri ne fjale zevendesoi Zarate-n me te riun Kozak. Vendasit perkulen emilianet me rezultatin e thelle 3-1 Stefano Mauri 68
Tommaso Rochi 75 dhe Anderson Hernanes 90 ishin heronjte e kryeqytetit nderkohe qe golin e nderit per miqte e realizoi Gaby Mudingayi 78. Fitore brenda fushe arriti edhe Catania. Ne impiantin Massimino vendasit mposhten 2-1 Parma-n fale dy penalltive qe erdhen pas nderhyrjeve te gabuara te Paci-t qe u kthyen ne gola nga Mascara e Antenuci. Ne fund te ndeshjes golin e nderit per verdheblute e shenoi ish-lojtari i Juventus-it Sebastian Giovinco.
Cudi ne Via del mare
Ne Lece te gjithe festojne nje fitore te papritur nga askush. Verdhekuqte qe vetem nje jave me pare u shkaterruan nga Milani bene autokritike dje pasi arriten qe te mundin nje skuader me shume ambicie si Fiorentina. Vendasit arriten te gjenin avantazhin qe ne minuten e nente fale nje goli te David di Michele perfitoi mjaft mire nga nje gabim i Montolivo-s nderkohe qe vjollcet humben shume raste madje ne fund te takimit iu anulua nje gol i rregullt i shenuar nga Kroldrup.
Rezultatet
Te shtunen
Inter Milan 2 - 1 Udinese
Cagliari 5 - 1 AS Roma
Cesena 2 - 0 AC Milan
Te dielen
Brescia 3 - 2 Palermo
Catania 2 - 1 Parma
Genoa 1 - 3 Chievo
Juventus 3 - 3 Sampdoria
Lazio 3 - 1 Bologna
Lece 1 - 0 Fiorentina
2045 Napoli - Bari
Renditja
Nd. Pike
1 Chievo 2 6
2 Cagliari 2 4
3 Sampdoria 2 4
4 Cesena 2 4
5 Inter 2 4
6 AC Milan 2 3
7 Parma 2 3
8 Bari 1 3
9 Catania 2 3
9 Lazio 2 3
11 Brescia 2 3
12 Genoa 2 3
13 Lece 2 3
14 SSC Napoli1 1
15 Juventus 2 1
16 Palermo 2 1
17 Fiorentina 2 1
18 Bologna 2 1
19 Roma 2 1
20 Udinese 2 0