E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice shqiptaret e serbet perleshen pas gjysmefinales Turqi - Serbi

Pas gjysmefinales se dyte te Boterorit te basketbollit Turqia arriti te kualifikohej ne finale pasi mundi Serbine ne Mitrovice shqiptaret jane perleshur me serbet dhe si pasoje eshte plagosur nje polic i EULEX. Policia perdori gazin lotsjelles per te shperndare grupet e serbeve dhe shqiptareve qe hodhen gure mbi njeri-tjetrin pas humbjes se Serbise nga Turqia ne Kampionatin Boteror te Basketbollit. Zedhenesi i Policise se Kosoves Besim Hoti ka thene se pjesemarresit e incidenteve nga te dy anet kane hedhur gure ndaj njeri-tjetrit. Nuk ka pasur kontakt te drejtperdrejte ndermjet pjesemarresve te incidentit. Njesitet policore dhe ato te EULEX-it kane dale ne vendin e ngjarjes dhe nuk kane lejuar pershkallezim te incidenteve - ka thene Hoti per Evropa e lire duke shtuar se situata eshte nen kontroll. Sipas policise gjuajtjet me gure filluan kur grupe shqiptaresh te rinj nisen te kremtojne fitoren e Turqise ndaj Serbise ndersa grupet e serbeve ishin mbledhur per te ndjekur ndeshjen e basketbollit ne kafenete ne afersi te ures mbi lumin Iber qe shenon edhe vijen ndarese te qytetit. Ne te njejten kohe jane degjuar edhe te shtena nga arme automatike bejne te ditur mediat. Zyrtare te EULEX-it kane thene se nje pjesetar i xhandarmerise franceze eshte plagosur ne kembe por eshte jashte rrezikut per jeten. Zyrtaret e qendres spitalore qe ndodhet ne pjesen veriore te qytetit u kane thene mediave serbe se ne keto incidente jane lenduar kater persona prej te cileve njeri eshte ne gjendje kritike. Mediat ne Beograd thone se te lenduarit jane pjesetare te nacionalitetit serb. Ende nuk dihet nese te lenduar ka edhe ne mesin e shqiptareve. Por policia nuk ka arritur te vertetoje pohimet e mjekeve serbe ne veri. Policia tha se gjate trazires jane demtuar edhe tri makina te saj. Pjesetare te policise se Misionit te Bashkimit Evropian dhe te forcave paqeruajtese te NATO-s jane vendosur ne uren kryesore dhe situata eshte vene nen kontroll. Qyteti verior i Mitrovices eshte i ndare ne dy pjese ne veriun me shumice serbe dhe jugun me shumice shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›