E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Economist Lajcak Endrra e Shqiperise per ne BE ne telashe

Ne nje artikull te botuar sot ne versionin print te prestigjozes The Economist thuhet se endrra e Shqiperise per tju bashkuar BE-se eshte ne telashe te medha. The Economist i referohet te derguarit te posacem te BE-se ne Shqiperi per negociata Miroslav Lajcak.

Endrra qe Shqiperia ka per te hyre ne Bashkimin Evropian eshte ne telashe te medha shkruan The Economist. Ky eshte vleresimi i ftohte i te derguarit te BE-se ne Ballkan Miroslav Lajcak i cili ka bere ndermjetesuesin per te arritur nje marreveshje mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites Edi Rama.

Ai deklaron se lideret politike duhet ta ndajne pergjegjesine mes tyre pa marre parasysh se cfare mendojne ata.

Me tej ne raportin e The Economist thuhet se nuk ka pasur politike normale ne Shqiperi qe nga zgjedhjet e pergjithshme ne qershor 2009 kur Rama akuzoi Berishen per manipulim

Opozita bojkotoi parlamentin dhe hyri ne greve urie duke ngritur tenda jashte zyres se kryeministrit Berisha. Kjo u vleresua e papershtatshme per nje vend qe i ishte bashkuar NATO-s dhe kishte aplikuar per ne BE. Presioni nga jashte shkoi per te dyja palet- shkruan The Economist

Lajcak i sugjeron Shqiperise se miqte e saj po e humbasin durimin.

Duke iu referuar protestes se 21 janarit The Economist shkruan se edhe pse veshguesit thone se mes protestuesve mund te kete patur njerez me precedente penal askush nuk priste qe forcat e Gardes se Republikes brenda kryeministrise te hapnin zjarr dhe te vrisnin kater protestues.

Sipas The Economist Berisha mendon se ka mbeshtetja amerikane qe e ben ate ti rezistoje nje marreveshjeje me Ramen. Por Lajcak thote se te dy lideret duhet te pajtohen per te shmangur problemet para zgjedhjeve lokale. Per ndryshe shton me tej ai akuzat do te perseriten destabiliteti do te vazhdoje dhe shpresat e Shqiperise per tu bashkuar me BE-ne do te jene te largeta



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›