E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza ne Parlament Ministrat kane fshehur pasurite

Taulant Balla liston pasurite e luajtshme e te paluajtshme te Argita e Shkelzen Berishes per te cilat nuk jane deklaruar burimet


Ministra e parlamentare te opozites rezultojne zoterues komoditetesh pasurish e vilash perrallore gjithcka e siguruar me djerse


TIRAN - Deputetet i kane kerkuar llogari ministrave te qeverise Berisha per pronat qe ata kane krijuar duke shperdoruar detyren dhe qe nuk i kane deklaruar ne ILDKP. Ne analizen e pasurive deputeti Taulant Balla eshte bazuar edhe ne pronat qe u publikuan pak dite me pare nga Shekulli.


Behet fjale per vila dhe apartamente luksoze qe jane ne pronesi te anetareve te kabinetit qeveritar dhe te djalit te kryeministrit Shkelzen Berisha por qe nuk jane shenuar ne deklarimet zyrtare.


Shkelzen Berisha ka deklaruar te ardhura neto nga aktiviteti privat ne fushen e pasurive te paluajtshme 200.000 euro.


Ne fakt ligji te detyron qe te deklarosh permes nje pershkrimi te hollesishem emertimin e kompanise aktivitetit adresen numrin e regjistrit publik statusin objektin e veprimtarise funksionin natyren e angazhimit. Djali i kryeministrit ka deklaruar se ka fituar si ndermjetes sekser ne fushen e pasurive te paluajtshme 200.000 Euro.


A jane keto para te pista apo te pastra Me thoni kush shqiptar e beson kete projekt-perralle qe keni sjelle ketu sot - tha dje deputeti Balla. Perpos ketyre Shekulli ka zbuluar edhe nje vile superluksoze ne periferi te Tiranes. Vlera e saj sipas kompanise qe e ka ndertuar eshte nje milion e 80 mije euro. Kjo vile perdoret nga Shkelzen Berisha.


Rasti i dyte qe eshte permendur dje ne Kuvend eshte ai i ministrit te Brendshem Lulzim Basha i cili u akuzua nga prokuroria per pervetesimin e 230 milione eurove. Behet fjale per ceshtjen e rruges Durres-Kukes ku Basha i kerkoi firmes qe te perdorte nje ndermjetes ne nenshkrimin e kontrates.


Ndermjetesi u pagua me perqindje qe e perkthyer ne para ishte miliona euro. Per kete ceshtje Basha i shpetoi gjykimit pasi prokuroria vonoi afatet procedurale dhe ceshtja u mbyll pa mundur qe te shkoje ne gjyq.


Sot diskutojme projektligjin per parandalimin e pastrimit te parave. Ku i ka cuar Lulezim Basha 230 milione euro Po te pyesesh Lulin ky te thote i kam bere mire i kam bere vete. Por shqiptaret duan te dine se ku kane shkuar 230 milione euro nga ky person qe eshte ende ne kerkim dhe nuk eshte gjykuar per kete vjedhje - ishte pyetja qe iu shtrua ministrit te Brendshem ne Parlament.


Nje tjeter rast per te cilin deputetet kerkuan sqarime ishte ai i ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Si ka ende fytyre te beje fushate elektorale e te kerkoje vota edhe pasi shqiptaret e pane me ze e me figure duke premtuar plot 700 mije euro ne kembim te licencave e favoreve. Ne deklaraten e pasurise mungojne dy superprona nje apartament ne qender te Bllokut dhe nje vile ne zemer te bregdetit.


Plot 1.2 milione euro pasuri te padeklaruara. A jane keto pasuri te pastra apo te pista - ishte pyetja qe u shtrua dje per Ilir Meten.
Opozita kerkoi dje llogari edhe ne lidhje me ministrin e Financave Ritvan Bode te cilin e akuzuan per abuzime me kasat fiskale te kompanive.


Nderkohe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu eshte akuzuar per lidhjet e familjes se saj me koncesionet ne fushen e energjetikes si dhe lidhjet me familjen mafioze italiane Prudentino pjese e Sacra Corona Unita. Bregu e ka kthyer familjen ne nje superfuqi energjetike e ska lene kunat ne kembe pa i dhene nga nje licence hidrocentralesh.


Por sikur te mos mjaftonte kjo per turpin e gjithe shqiptareve kjo ministre e zedhenese e qeverise na ka bere krushqi edhe me Sacra Corona Unita - tha deputeti Taulant Balla.


Balla Ne maje te piramides qendron Sali Berisha

Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar dje kryeministrin Berisha se qendron ne krye te piramides se korrupsionit qe ka perfshire ministrat.


Ne maje te kesaj piramide korrupsioni vjedhje e vrasjesh qendron kapobanda i vertete i regjimit te sotem Sali Berisha mbi te cilin rendojne plot 32 e dy jete te humbura duke filluar me 26 jetehumburit e Gerdecit me kolegun tone te ndjere socialist Fatmir Xhindi e kryekomunarin e ndjere Remzi Veseli e duke perfunduar me kater jetet qe mori me plumbat e Gardes Republikane. Ne majen e kesaj piramide te parave dhe pasurive te pista qendron Sali Berisha i cili bekon cdo vjedhje e vrasje per te mbrojtur vjedhjet e per te vazhduar vjedhjet.


Ne majen e kesaj piramide te parave dhe pasurive te pista qendron Sali Berisha i cili ne Shqiperine e 1 milion te papuneve dhe te mbi 500 mije te varferve po vjedh e plackit cdo gje qe i del perpara per te pasuruar familjen e oborrin - tha dje Balla.

Sali dhe Liri Berisha


Bashkeshortja e kryeministrit Liri Berisha vitin e kaluar ka dale ne pension dhe ne deklaraten zyrtare te pasurive ka shenuar se ka hapur nje llogari ku merr pensionin. Gjate nje viti aty jane grumbulluar 304.461 leke te reja.


ifti kryeministror zoteron edhe tete llogari te tjera bankare ne banka dhe valuta te ndryshme. Gjate ketij viti keto llogari kane pasur vetem levizje shume minimale. Keshtu levizja me e madhe financiare e kryer nga familja Berisha eshte shtimi me 20.215 leke te reja e nje llogarie bankare.


Llogaria e dyte eshte pakesuar me 1800 leke llogaria e trete eshte shtuar me 0.96 leke. Pothuajse ne keto shifra levizin te gjitha uljet dhe ngritjet e llogarive bankare te kryeministrit. Te dhenat zyrtare te publikuara nga kryeministri tregojne per nje aktivitet financiar shume te ulet. Levizja me e madhe financiare e kryer prej tij ka rezultuar me pakesimin e 889 eurove nga nje llogari bankare ne valute.


Keto shifra tregojne se familja e kryeministrit ndodhet ne krize ose kryeministri po shpenzon te gjitha parate qe merr dhe nuk ka mundesi te kurseje. Burimet zyrtare financiare te familjes se kryeministrit jane te ardhura nga para e shperblime ne shumen 2.200.486 leke ne vit te ardhura nga dietat jashte vendit 3.040 euro dhe 1.600 dollare si dhe pensioni i Liri Berishes.


Shkelzen Berisha

Ndryshe nga i ati Shkelzen Berisha arrin te kurseje shuma te konsiderueshme parash dhe nga dita ne dite po kupton se eshte nje biznesmen shume i mire ne fushen e tregtise se pronave. Ne deklarimin e tij te pasurise Shkelzen Berisha ka shenuar se llogarite e tij jane rritur me 473.550 leke te reja 308.599 euro dhe 11.360 korona suedeze.


Nga ana tjeter djali i kryeministrit ka blere nje makine te perdorur ne shumen e 18 mije eurove. Per sa i takon burimit te te ardhurave djali i kryeministrit shenon ne deklarimin e tij zyrtar se nga aktiviteti i tij ne fushen e pasurive te paluajtshme ka fituar 200 mije euro ndersa nga konsulencat juridike ka fituar rreth 800 mije leke te reja. Por ne asnje rast ai nuk tregon se me cilat firma ka bashkepunuar qe ka fituar 200 mije euro.


Argita Malltezi Berisha

Vajza e kryeministrit vitin e kaluar i ka dhene fund studios se saj te avokatise. Studioja ishte bere e njohur per te gjithe shqiptaret pasi ishte konsulentja e te gjitha investimeve te dyshimta duke nisur nga ceshtjet e Damir Fazllic. Ne diten e mbylljes ajo kishte gjendje 419543.54 leke.


Ajo disponon tete llogari bankare ku me e madhja eshte shtuar me 1.708.602 leke te reja. Llogarite e tjera jane shtuar me 10.849 euro 4.120 euro 4.599 euro 6.683 euro 5.045 euro etj.


Nje tjeter shtese ne pasurine e zonjes Malltezi eshte edhe veranda me nje siperfaqe 59 m2. Kjo verande ndodhet ne shtepine ku banon Argita Malltezi ne te njejtin pallat me Sali Berishen dhe ka kushtuar 70 mije euro te cilat jane paguar ne prill 2010.


Per sa i perket te ardhurave Argita Malltezi eshte paguar 993.800 leke te reja si pedagoge ne Fakultetin e Drejtesise dhe 5550 euro per tre muaj pune ne nje shkolle private. Si nje pronare pasurish te paluajtshme qe eshte Argita Malltezi ka marre 15.120 euro nga qirate e banesave.


Meta-Kryemadhi asnje shtim pasurie


Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta eshte nje nga politikanet qe pothuajse nuk ka pasur aktivitet financiar gjate vitit 2009. Ne deklarimin e tij zyrtar te pasurise jane shenuar vetem te ardhurat nga paga ndersa ne ate te se shoqes jane shtuar rreth 200 mije leke te reja.


Keshtu Meta ka shenuar se te ardhurat e familjes se tij kane qene paga si deputet dhe zv.kryeminister e cila per nje vit kap shumen e 1.237.317 lekeve te reja. Kesaj page i shtohen edhe te ardhurat nga pjesemarrja ne komisionet e Kuvendit qe jane ne shumen 662.874 leke te reja. Nderkohe Monika Kryemadhi kane qene anetare e Keshillit Bashkiak Tirane ne shumen e 314.077 leke te reja dhe te ardhurat 158.773 leke te reja per dy muaj pune si sekretare organizative e LSI-se ne periudhen nentor dhjetor 2009.


Jozefina Topalli zyrtarja me e paguar

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli eshte zyrtarja me e paguar ne Shqiperi dhe per kete arsye edhe kursimet e saj zyrtare jane me te lartat. Ne deklaraten e pasurise Topalli ka shenuar se llogaria e saj bankare eshte shtuar me 1.682.703 leke te reja.


Nderkohe kursimet e tjera qe ka se bashku me bashkeshortin i mban ne shtepi dhe jane 1.400.000 leke te reja CASH. Te ardhurat e saj personale jane 3.114.910 leke te reja nga paga dhe shperblimet si kryetare e Kuvendit.


Por Topalli ka perfituar edhe nje shperblim prej 1.600.000 lekesh te reja si familje e perndjekur. Ne listen e shpenzimeve eshte shkolla e vajzes se saj Margerita ne Strasburg. Per te Topalli paguan 800 mije leke te reja ne vit. Nga ana e saj Margerita ka nisur te behet nje biznesmene e re dhe ka blere nje siperfaqe toke prej 750 metrash katrore ne Velipoje.


Kjo toke ka kushtuar vetem nje milion leke. Ne depoziten e Ndoc Topallit ne nje banke ndodhen 107.647 leke te reja. Ne nje tjeter depozite jane shtuar vetem interesat dhe gjendja eshte 278.908 leke te reja. Ne listen e gjate e llogarive shenon 10.667 dollare 5.831 euro 268.450 leke te reja 2.879 dollare 5.430 euro 179.319 leke te reja dhe 91.909 leke te reja.


Ndoc Topalli ka sqaruar edhe ceshtjen e nje prone te vjeter ne te cilen ai zoteron 385 m2 siperfaqe banimi dhe ambiente te tjera. Te ardhurat e tij jane 13 mije euro nga qirate dhe 640.000 leke nga puna si noter.


Basha ministri qe nuk luan asnje llogari bankare


Ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate vitit 2009 ka deklaruar se nuk ka pasur asnje levizje ne llogarite bankare.


Ne deklarimin zyrtar te pasurise Basha ka shenuar vetem pagen si minister 1.639.212 leke te reja. Bashkeshortja e tij ka fituar nga puna ne Holande vetem 11.389 leke. Kjo eshte faqja e vetme e deklarimit te pasurise se Lulzim Bashes.


Ridvan Bode deklaron vetem pagen

Ne emer te shefit te Financave Shqiptare Ridvan Bode dhe familjareve te tij rezultojne pese depozita dhe llogari bankare pjesa me e madhe e te cilave rezulton me minus. Jane tre llogari nga te cilat jane terhequr rreth 2.6 milione leke. Ndersa dy llogarite te tjera kane nje vlere prej 3 milione lekesh. Nga paga vjetore si Minister Bode ka perfituar rreth 1.7 milione leke.


Genc Ruli lojtar ne burse

Gjate vitit te shkuar Ministri i Bujqesise Genc Ruli ka perfituar rreth 9700 dollare te ardhura nga interesat e depozitave ne disa banka tregtare ne vend si dhe investimit me ane te bonove te thesarit.


Gjate vitit te shkuar Ruli ka investuar 5 milione leke duke blere bono thesari prane Bankes se Shqiperise nga te cilat ka perfituar rreth 366 mije leke. Rreth 4700 euro te tjera interesa i ka perfituar nga nje depozite me vlere 154 mije euro prane nje banke tregtare ne vend. Ne emer te tij rezultojne edhe dy depozita te tjera me vlere te vogla.


Me tej Ruli rezulton te kete investuar rreth 20 mije euro ne nje tjeter banke te nivelit te dyte nga e cila ende nuk ka perfituar interesat. Per sa i perket nje tjeter investimi te ngjashem ne te njejten banke Ruli ka perfituar rreth 8 mije euro te ardhura. Po ashtu rezulton se Ministri i Bujqesise ka paguar rreth 40 mije dollare per nje investim ne shtepi. Ne emer te Rulit ekziston edhe nje kredi prej 174 mije euro.


Majlinda Bregu nuk ka me borxh ne banke

Ministrja e Integrimit ka shlyer perfundimisht nje overdraft te marre ne nje banke ne vend prej 90 mije euro. Te ardhurat per shlyerjen e ketij detyrimi Bregu deklaron se i siguruar nga qiraja e nje dyqani prej 2500 euro ne muaj paga e saj dhe e bashkeshortit. Nga paga si Ministre ajo ka perfituar rreth 1.3 milione leke ndersa te ardhurat e bashkeshortit kane qene ne vleren e 52 mije eurove.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›