The Economist PS Demokracia ne krizen me te rende ne 20 vjet

TIRAN- Partia Socialiste ka reaguar sot per raportin me te fundit te Economist Intelligence Unit qe duke marre ne shqyrtim demokracine ne 165 vende te ndryshe te botes Shqiperine e klasifikon ne vendin e 84.
Gjate nje deklarate per mediat deputeti Ilir Beqja duke iu referuar raportit thekson se demokracia shqiptare po perjeton krizen e saj me te rende ne keto 20 vjet e gjendur nen trysnine autoritare te nje pushteti qe sndan asgje me parimet dhe normat e demokracise.
Per te dyten here rrjesht ne raportin Indeksi i Demokracise Shqiperia nuk klasifikohet si nje vend demokratik por si nje regjim hibrid pra si nje regjim ku zgjedhjet kane parregullsi te konsiderueshme dhe nuk jane te lira e te ndershme ku qeveria ushtron presion mbi partite opozitare ku kultura politike funksionimi i qeverise dhe pjesemarrja e publikut ne politike jane tejet problematike dhe jo te denja per nje sistem demokratik- tha ai.
Sipas tij kjo eshte Shqiperia e Sali Berishes dhe ky eshte deshtimi i Sali Berishes i cili shpenzon miliona per koncerte per demokracine ne nje kohe qe na e ka kaluar edhe Bangladeshi.
Duke u bazuar ne raport Beqja thekson se jemi 3 vend me keq se ne vitin 2008 nderkohe qe jane perkeqesuar nje sere treguesish ne nivelin e demokracise ne funksionimin e qeverisjes ne kulturen politike ne politike dhe per pjesemarrjen politike.
Ai shton me tej se Shqiperia klasifikohet si nje regjim hibrid vetem nje hap larg regjimeve autoritare dhe ne nje kategori si Tanzania Venezuela Pakistani Kirgiztani etj.
Raporti i The Economist Shqiperia hapa prapa ne demokraci
Shqiperia ka bere hapa prapa ne forcimin e demokracise ne krahasim me vitin 2008. Nje raport vjetor i njesise se inteligjences se revistes prestigjioze ekonomike britanike The Economist e rendit Shqiperine ne vendin e 84-t duke e kategorizuar ate ne formen e regjimeve hibride kategoria e parafundit pas regjimeve autoritare.
Ne nje veshtrim te pergjithshem vendi yne vleresohet me noten 5.8 per vitin 2010 ku proceset elektorale dhe pluralizmi vleresohen me 7.4 funksionimi i qeverise me 5 pjesamarrja politike me 4.4 kultura politike me 5 dhe respektimi i te drejave te njeriut me noten 7.3.
Ne krahasim me vitin 2008 qe eshte publikuar dhe raporti i fundit i The Economist Shqiperia ka pesuar renie nga vendi 81-t qe ishte renditur ne 2008 tashme raporti e rendit ne vendin 84-t.
Evropa Lindore eshte rajoni me renien me te madhe krahasimisht mes viteve 2008 dhe
2010. Nga 28 vendet e Evropes Lindore 19 regjistrojne nje renie ne rezultatet e tyre ne funksionimin e demokracise. Perkeqesimi ka prekur te gjitha regjionet shton raporti. Renie me e madhe eshte shenuar ne Ukraine dhe ne vendet e Ballkanit.
Ne regjimet hibride ku ben pjese dhe vendi yne theksohet se zgjedhjet ne kete vende kane paraqitur parregullsi te konsiderueshme te cilat kane ndikuar qe ato te jene te lira dhe te ndershme. Qeverite kane ushtruar presion mbi opoziten. Dobesite jane me te theksuar se ne vendet qe jane kategorizuar ne kaegorine e regjimeve me te meta.
Korruposioni ka tendence perhapjeje dhe sundimi i ligjit eshte i dobet. Shoqeria civile eshte e dobet. Zakonisht ka ngacmime dhe presion ndaj gazetareve dhe gjyqesori nuk eshte i pavarur thekson raporti
Sa i perket lirise se medias vendi yne gjithashtu ka pesuar renie. Frikesimi i gazetareve presionet politike dhe subvencionet e paligjshme shteterore per mediat e kontrolluara nga qeveria jane te zakonshme ne shumicen e vendeve te Ballkanit. Ne Shqiperi gazetaret vazhdojne te jene te sulmuar dhe nen presion te politikes.