Berisha Kerkesa e PS e ngritur mbi dyshime
Kryeministri Sali Berisha rrezon oferten e re te Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve. Kreu i qeverise tha ne Bruksel gjate nje bisedimi me gazetaret se drafti i paraqitur nga opozita eshte i ngritur mbi dyshimet dhe jo mbi fakte. Ne menyre absolute ne nuk paragjykojme asnje forme hetimi. Sikunder jemi te vendosur te qendrojme plotesisht ne zbatim te ligjeve dhe Kushtetutes se vendit. Zoti Rama ka paraqitur nje kerkese qe ne 9 nenet e saj 8 bejne fjale per dyshim. Por harron se ne cdo vend demokratik ligjet percaktojne se cili dyshim hetohet dhe hetohet dyshimi i bazuar ne fakte ose te dhena. Ne aspektin tjeter ai te ngjet me nje pamflet oreuellian. Ne rast se zoti Rama pranon gjuhen e ligjit pranon qe keto dyshime te mbeshteten mbi bazen e fakteve grup fakteve dhe provave qe neser qe te gjitha pa asnje hezitim u shpreh kryeministri. Deklarata e kreut te maxhorances vjen dy dite perpara se Komisioni i Ligjeve te diskutoje kerkesen e re te socialisteve. Burime nga PD-ja bejne te ditur se kjo kerkese ka te pakten 20 shkelje kushtetuese por shumica do ta miratoje ne parim ate me kushtin qe deri te merkuren te jete rregulluar edhe nga ana ligjore. Sipas Berishes Rama hoqi dore nga numerimi i votave pasi mori vesh rezultatin e nxjerre nga Prokuroria e Shkodres. Prokuroria e Shkodres botoi hetimin dhe nuk gjeti as edhe nje vote te vetme ndryshe sa ishte shkruar ne procesverbale. Kjo eshte shume e rendesishme. Kjo eshte arsyeja qe zoti Rama pasi mbajti nje vit rresht partine e tij me kerkesen per numerim te votave u terhoq se do te dilte si ne Shkoder. Ne jemi te hapur per cdo forme hetimi ne perputhje me ligjet e Kushtetuten e vendit u shpreh me tej Berisha. I pyetur nese maxhoranca eshte e gatshme te beje kompromis per zgjidhjen e ngercit kryeministri u shpreh se ne qofte se zoti Rama me fton te shkelmoj nje kompromis per te bere nje kompromis tjeter kjo eshte qesharake. Ne kemi bere nje kompromis me zotin Rama kemi votuar konsensualisht nje ligj kemi nje Gjykate Kushtetuese vendimet e te ciles jane te detyrueshme te zbatohen kemi nje Kushtetute qe imponon. Zoti Rama kerkoi per 12 muaj numerimin e votave pse nuk e kerkon tani Ky qendron parimesia e tij Nderkohe kryeministri Berisha ka marre dje mbeshtetje edhe nga Presidenti i PPE-se Wilfried Martens. Une e kujtoj shume mire diten e fundit te fushates zgjedhore kur ai u fliste qytetareve me bindje dhe jemi shume te kenaqur me rezultatin e atyre zgjedhjeve. Nje gje duhet te pranohet nga opozita se keto zgjedhje ishin te ndershme dhe ajo duhet te pranoje rezultatin e tyre tha Martens.