Fratini Shqiperia merr statusin ne 2011
Kete deklarate ai e beri ne nje takim me ministrin e Brendshem Lulzim Basha dhe grupin e qytetareve te cilet ishin te paret qe udhetuan pa viza drejt vendeve Schengen. Duke vleresuar reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per realizimin e detyrimeve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave ministri Fratini theksoi se kjo arritje e afron edhe me shume Shqiperine me Bashkimin Europian. Levizja e lire nuk erdhi si dhurate por si rezultat i reformave te ndermarra nga Shqiperia per te permbushur kriteret e percaktuara nga Bashkimi Europian. Levizja e lire eshte nje hap shume i rendesishem i Shqiperise per integrimin e metejshem ne strukturat europiane. Hapi tjeter qe shpresoj ta arrijme shpejt vitin e ardhshem eshte marrja e statusit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Europian deklaroi Fratini. Duke vleresuar rolin e ministrit Fratini ne procesin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare ministri Basha theksoi vullnetin e qeverise shqiptare per te ndermarre cdo mase te nevojshme kunder abuzimeve te mundshme. Per ne si autoritete shqiptare eshte nje detyrim madhor qe kete liri te levizjes dhe te drejte te mohuar qe na u dha ta mbrojme me cdo kusht nga abuzimet qe Europa dhe qytetaret e saj te mbeten te sigurt tha Basha. Gjate turit dyditor te takimeve ne Bruksel dhe Rome qytetaret shqiptare dhe ministri i Brendshem u takuan edhe me drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit z. Pierre Mirel shefin e Njesise per Marredheniet me Jashte ne Komisionin per eshtjet e Brendshme z. Luigi Soreca dhe perfaqesuesin e presidences belge te BE z. Melcior Wathelet. Kemi vendosur ne menyre te njezeshme per liberalizimin e vizave dhe kjo eshte nje prove e mirebesimit qe Europa ka per Shqiperine. Shfrytezojeni ne menyren me te mire kete liri levizjeje qe te deshmoni se ne kishim te drejte qe dhame mirebesimin per Shqiperine qe vendosem komunikim me te mire mes Shqiperise dhe Europes pasi kjo eshte ne interes te te dyja paleve -u shpreh z.Pierre Mirel gjate takimit. Ndersa Basha theksoi se me levizjen e lire dimensioni i risiguruar europian i shqiptareve do te sjelle nje kontribut pozitiv te kombit shqiptar per Europen. Kemi kaluar nje rruge te gjate te veshtire e me pengesa por tani ndiehemi te sigurt per te tashmen dhe te ardhmen europiane te Shqiperise. Me levizjen e lire pa pengesa ne pjesen tjeter te Europes ne do te sjellim pervojat vlerat tona si harmonia fetare toleranca dhe gatishmeria per te dhene kontributin tone per nje Europe Juglindore stabel brenda Bashkimit Europian theksoi Basha. Spoti per vizat kushtoi 1.2 milion USD
Spoti publicitar i bere nga Ministria e Brendshme per heqjen e regjimit te vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian kushtoi 1.2 milion USD. Ne 15 nentor Keshilli i Ministrave ka miratuar nje vendim per rishperndarje fondesh ndermjet njesive te qeverisjes qendrore ne investime dhe brenda programeve te miratuara per Ministrine e Brendshme. Sipas tabeles qe i bashkengjitet ketij vendimi per Policine e Shtetit ne zerin Shpenzime te tjera eshte shtuar fondi 120 milion leke te reja pikerisht per spotin e transmetuar nga nje numer i madh televizionesh. Ne te jane bere te ditura rregullat e reja qe duhet te plotesojne qytetaret shqiptare per te perfituar nga vendimi i fundit i Bashkimit Europian per heqjen e vizave. Vemendje e madhe i eshte kushtuar faktit qe qytetaret duhet te jene te pajisur me pasaporte biometrike te kene garanci financiare per te perballuar udhetimit ne vendin e BE-se si dhe te kene nje figuracion shendetesor me vete.
Ne Itali iken vetem 89 qytetare
Kryeministri Sali Berisha tha dje ne nje konference te perbashket per shtyp me Presidentin e PPE-se Wilfried Martens se qytetaret shqiptare e kane pritur me maturi vendimin e BE-se per heqjen e vizave. Dje shqiptaret filluan te levizin te lire. U jam mirenjohes te gjithe atyre qe votuan per kete. Me duhet te theksoj se sot drejt Italise nga porti i Durresit jane nisur vetem 3 qytetare pa vize 86 te tjere moren fluturimin qe do te thote se nje komb i cili qe nje komb eksodesh 20 vjet me pare e priti me maturi te madhe kete vendim te BE-se per te hequr vizat per te tha kryeministri. Sipas tij dita e pare e heqjes se vizave ishte nje dite mrekullie ne shume aspekte. Sigurisht qe shqiptaret fituan nje te drejte qe e meritonin por edhe ata qe druajten duke votuar per kete te drejte te tyre pane qarte se druajta e tyre nuk kishte ndonje motiv te tanishem por motivi i druajtjes se tyre ishte i vjeter.
ADI SHKEMBI