The Economist: Serbia humb veriun e Kosovës
Serbia humbi kontrollin e veriut të Kosovës, i cili dominohet nga serbët. Ky është mesazhi në një prej artikujve të The Economist. Është pak e vështirë që bllokimi i rrugëve në Kosovë të çojë në një luftë të re mes Kosovës dhe Serbisë, por, disa kanë frikë se gjërat mund të shkojnë shumë keq, sthuhet në artikull.
Sipas The Economist ngjarjet në veri mund të minojnë perspektivën evropiane të Serbisë, dhe po i vështirësojnë punën presidentit serb Tadiç pasi shumica e liderëve serbë të veriut nuk vijnë nga partia e tij.
Tadiç Ai është politikan i zoti, por ka pak hapësirë manovrimi. Dhe, nëse një serb vritet nga ndonjë bulodezer i KFOR-it, të gjitha bastet do të bien, përfundon shkrimin The Economist.