E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i, aksion në mesnatë, heq barrikadën

BERNJAK- Ushtarët e KFOR-it sot në mëngjes kanë hequr barrikadën që serbët e mbanin në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak, në drejtim të Ribariqit.

Aksioni është zhvilluar gjatë orës 03.00 të pas mesnatës. Gjate aksionit KFOR-i ka larguar nga zona qe mbahej e bllokuar disa kamionë.

Mediet serbe njoftojnë se aksioni ka qenë i rrufeshëm, në të kanë marrë pjesë shumë ushtarë, të cilët me mjete të blinduara kanë larguar kamionët.

Aksioni duket se eshte zhvilluar i qete, pasi nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana serbëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›