E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinas, kthehen 10 azilkërkuesit nga Belgjika

TIRANE- Pas shqetesimit te ngritur nga shteti belg per shtimin e azilkerkuesve nga Shqiperia ka nisur dhe marrja e masave. Paraditen e sotme kane zbritur në aeroportin e Rinasit 10 azilkërkuesit shqiptarë të kthyer nga Belgjika.

Vetem pak dite me pare, drejtori për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge Freddy Rosemont, ne nje takim me kreun e policise shqiptare,  deklaroi se vetëm gjatë tetorit shqiptarët kanë bërë 240 kërkesa për azil, kryesisht për probleme gjakmarrjeje.

Duke i cilësuar shumicën e kërkesave si mashtrime, ai ka lënë të kuptojë arsyen pse nuk janë lejuar në këtë vend shumë shtetas shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar pas liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›