“The Finals NBA”/ Indiana bën një tjetër mrekulli, përmbys Oklahomën në finalen e parë

Tyrese Haliburton është lojtari i mrekullive për Indanën, e cila mundi mbrëmjen e kaluar Oklahomën me shifrat 111-110 duke marrë kështu avantazhin në serinë e ndeshjeve, të cilat do të vendosin se cila do të jetë më e mira e sezonit në NBA.
Perioda e katërt e takimit të mbrëmshëm nisi shumë keq për Pacers, të cilët përfunduan plot 15 disavantazh përballë Oklahomës, por një kosh i Haliburton i realizuar në të rënë të sirenës i dha avantazhin e parë të mbrëmjes ekipit të Indianapolisit, i cili mori një fiotre të madhe.