E Hënë, 2 Nëntor 2026

Uzbekistani dhe Jordania kualifikohen për herë të parë në finalet e Kupës së Botës

Pas Uzbekistanit, edhe Jordania siguron biletën e saj për në fazën finale të Kupës së Botës 2026. Një kualifikim historik si për Uzbekistanin edhe për Jordaninë, që për herë të parë në histori do të marrin pjesë në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Ka shkuar në 10 numri i skuadrave që janë kualifikuar për në Botërorin e ardhshëm (në total do të marrin pjesë 48 skuadra deri më tani.

Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara janë kualifikuar si vende organizatore të turneut. Japonia, Zelanda e Re, Irani, Kore e Jugut dhe Argjentina gjithashtu kanë siguruar një vend në fazën finale të turneut.

Janë akoma edhe 38 vende të lira për të gjitha konferederat (gjithçka është e përcaktuar sipas rregullores) dhe më pas do të plotësohet tabloja e plotë e 48 ekipeve pjesëmarrëse në Botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›