E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Meta festojnë bashkë 22-vjetorin e PS-së, harrohet Nano

RAMA-META,-META-RAMATiranë- Ditën e nesërme Partia Socialiste kremton 22-vjetorin e themelimit. Por ish-kryetari që e drejtoi prej afro 15 vitesh vitesh selinë rozë, Fatos Nano pritet të mungojë ashtu si edhe përvjetorët e viteve të fundit.

E mërkura mendohet se do të festohet në Pallatin e Kongreseve, duke përjashtuar propozimin nga brenda PS-së për një festë tek Amfiteatri i Liqenit Artificial.

Këtë vit pritet që atmosfera të jetë më e ndezur duke qenë se përkon me muajin e zgjedhjeve dhe shpresat e forta të PS-së që sot drejtohet nga Edi Rama që të vijë në pushtet pas 23 qershorit, pas 8 viteve në opozitë.

Në festë do të jenë të ftuar të gjithë aleatët e PS-së në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane, që garojnë në këto zgjedhje të përgjithshme.

Festa e parë kjo që nga 2007-ta që PS-ja feston bashkë me LSI-në krijimin e partisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›