E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Guardian” publikon emailet e Bashar Al Asad

Presidenti sirian, Bashar Al Asad mori këshilla nga Teherani për mënyrën se si do ta trajtonte revoltën kundër rregjimit të tij.
 

Gjithçka mësohet përmes 3000 dokumenteve, që sipas aktivistëve janë emaile të shkarkuara nga adresat private të presidentit të Sirisë dhe të shoqes. Adresat e emailit i përkisnin domeinit Alshahba.com, përmes të cilit ai fliste me njerëzit e rrethit të ngushtë.
 

Mesazhet, të cilat janë publikuar nga gazeta “The Guardian”, janë zbuluar nga pjesëtarë të Këshillit Suprem të Opozitës gjatë muajve qershor-shkurt.
 

Sipas këtyre emaileve, ndërsa bota dëshmonte masakrat në Siri, Zonja Asad harxhonte mbi 10 mijë paund në shandanë, këpucë të çuditshme, xhupa anti-plumb dhe orendi të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›