Siri, zhduken dy gazetarë turq

Dy gazetarë turq të cilët mbulojnë lajmet dhe ishin duke filmuar një dokumentar në Siri, rezultojnë të humbur bën të ditur një media turke.
Adem Ozkose nje reporter për gazetën “Milat” dhe korrespondent i Lindjes së Mesme për revistën “Gercek Hayat”, ishte duke punuar për të dyja botimet në Siri, tha gazeta në një deklaratë.
Ai dhe kameramani i pavarur Hamit Çoskun u dëgjuan për herë të fundit të shtunën, tha Turgut Alp Boyraz, një anëtar i bordit të gazetës. “Të dy, të cilët shkuan në Siri rreth 11 ditë më parë, njoftuan gazetën të shtunën se kishin arritur në Idlib në veri të Sirisë”, thotë gazeta.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha menjëherë se janë udhëzuar zyrat e saj për të kontaktuar autoritetet siriane "për të kërkuar zyrtarisht në lidhje me vendndodhjen apo çdo lloj informacioni që ata mund të kenë lidhje me dy gazetarët", tha zëdhënësi Selcuk Ünal.
Sipas tij Konsullata e Përgjithshme e Turqisë kontaktoi zyrën e guvernatorit në Aleppo por nuk ka asnjë të dhënë konkrete.