E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, protesta kundër vrasjes së 16 civilëve

Rreth 1.000 afganë kanë protestuar kundër vrasjes së 16 civilëve vendas nga një ushtar amerikan.

Protesta ka ndodhur në qytetin Kalat të provincës Zabul, e cila është fqinje e Kandaharit, provincës ku ka ndodhur vrasja më 11 mars.

Ushtari përgjegjës është transferuar jashtë Afganistanit dhe do të gjykohet nga gjykata ushtarake në SHBA.

Protesta në Kalat ka ndodhur në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka vizituar Afganistanin, ku do të takohet me zyrtarët lokalë për të diskutuar në lidhje me vrasjet e kryera nga ushtari ende i paidentifikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›