The Guardian shkruan: Sikur Enver Hoxha të ishte gjallë!
Andi Kananaj
Hugh Muir në ditarin e tij në The Guardian me ironi për politikën monetare të ndjekur nga qeveritë në Evropë shkruan (marrë nga përkthimi i Mapo-s): Mërzia do të na mbajë të gëzuar përgjatë 2012-s. Sikur Enver Hoxha të ishte ende gjallë për tu kënaqur me depresionin tonë. Fillon një kapitull i ri. Dhe zakonisht në kohë të tillë kujtojmë me të qeshur mesazhin e Enver Hoxhës për Vitin e Ri drejtuar popullit shqiptar në vitin 1967: Ky vit do të jetë më i vështirë se ai që shkoi. Në anën tjetër do të jetë më i lehtë se viti që vjen, – tha diktatori stalinist. Por kjo ka kohë që ka ndodhur dhe shkopi ka ndërruar duar. Kush ka nevojë për Hoxhën, kur kemi Cameron-in, Sarkozy-në dhe komandanten e ngritjes së moralit, Angela Merkel-in? Shtrëngoni rripin, tha kancelarja gjermane, sepse viti që vjen padyshim do të jetë më i vështirë. Po, mizerabiliteti është kryefjala e kancelarive këto ditë.
Sidoqoftë, Hugh Muir nuk e humb sensin e tij të cinizmit dhe kur kujton se optimizmi në Shqipëri është i pavend, ndaj ai shkruan: Vetëm një udhëheqës duket më shumë agim se muzg; 2012 do të jetë viti më i madh historik, – tha presidenti Bamir Topi, bartësi i flakadanit të politikës së shpresës. Trishtim në Perëndim. Optimizëm manë tjetër në Shqipërinë e çliruar nga Enver Hoxha.
Me gjithë optimizmin e kryeministrit Berisha të krahasueshëm me atë vitit 97, kur fliste për firmat piramidale, ndoshta ka ardhur momenti të flasim për krizën. Gjuha diktatoriale e Enver Hoxhës nuk funksionon, por dhe optimizmi qesharak nuk na çoi në rrugë më të mirë në vitin 97.