Burri ne Greqi, tenton flijimin
BERAT- Emigrimi i bashkeshortit prej me se tre vitesh si klandestin ne Greqi ka cuar nje 24 vjecare drejt veteflijimit me fostoksine. Nderhyrja e prinderve ne kohe ka shpetuar Entela Shuaipin, nenen e nje djali te mitur, nga vdekja e sigurt, pasi mjeket nepermjet terapise intensive e nxoren nga rreziku. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne fshatin Lumas te Beratit, ne shtepine e prinderve te vajzes. Policia nisi hetimet dhe deklaroi paraprakisht se shkak eshte bere depresioni.
Oret e para te mengjesit te djeshem prinderit e Entela Shuaipit kishin dale nga banesa per te kryer punet e perditshme ne bujqesi dhe blegtori. Prej disa muajsh 24 vjecarja, jetonte tek shtepia e prinderve pasi bashkeshorti ishte emigrant ne Greqi per shkaqe ekonomike, dhe nuk mund te vinte ne vend pasi s'kishte dokumente te rregullta e lejeqendrimi. Entela eshte marre me punet e shtepise, ndersa ne banesa ka qene edhe djali i saj i mitur. Por ndersa kthehen nga ara, prinderit kane gjetur ne momente agonie vajzen e tyre qe nxirrte shkume nga goja. Menjehere e kane transportuar me nje makine drejt spitalit te Beratit, ku ne raportin e toksikologjise iu nenshtrua nje terapie me lavash. Mjeket konstatuan se 24 vjecarja kishte perdorur nje kokerr fostoksine per t'i dhene fund jetes. Per ngjarjen eshte njoftuar edhe Komisariati i Policise dhe inspektori i zones. Pas dy oresh kurimi nena e nje femije eshte nxjerre nga rreziku per jeten. Grupi hetimor mori ne pyetje ciftin Shuaipi per te sqaruar rrethanat e ngjarjes, nese kishte pasur ndonje konflikt bashkeshortor. Ata kane deshmuar se vajza e tyre qendronte me ta ne shtepi pasi i shoqi kishte emigruar ne Greqi prej disa vitesh dhe nuk mund te kthehej. Duke ndier mungesen e tij dhe largesine nga shtepia, 24 vjecarja ka perjetuar momente depresioni qe e kane cuar drejt veteflijimit. Ne pyetje mesohet se jane marre edhe prinderit e djalit, qe kane deshmuar se mes ciftit nuk ka pasur probleme.
Varferia e detyroi per emigrim
Menjehere pas marteses se ciftit, bashkeshorti i 24 vjecares Entela Shuaipi ka zgjedhur rrugen e emigracionit nga fshatrat e Beratit per ne Greqi, me qellime ekonomike. Por prej me se tre vitesh mesohet se ai ndodhet ne shtetin fqinj ,si emigrant i paligjshem dhe nuk mund te kthehet per shkak dokumentacioni. Sipas prinderve 30 vjecari ka vendosur te vije ne Shqiperi, pasi te siguroje te ardhura te mjaftueshme financiare. Kjo e ka shtyre nusen e re pas lindjes se djalit ne nje depresion mendor, duke i veshtiresuar edhe jeten ne vetmi. Policia tha se hetimet konsiderohen te mbyllura, pasi behet fjale per nje tentative vetevrasje ne rrethana aksidentale.