E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Loving Story historia e heqjes se ligjit kunder martesave te perziera ne SHBA

Kur babai kenian i presidentit Obama dhe nena e tij amerikane u martuan ne vitin 1961 martesat mes racave te ndryshme ishin te paligjshme ne 22 shtete te Amerikes thuaje ne gjysmen e Shteteve te Bashkuara.  Kjo situate vazhdoi deri ne vitin 1967  kur Gjykata e Larte hoqi ligjin kunder martesave te perziera e qe prej asaj kohe keto martesa u quajten te ligjshme ne Shtetet e Bashkuara. eshtja ne Gjykaten e Larte ishte paraqitur nga cifti Ricard dhe Mildred Loving. Historia e tyre eshte subjekti i nje filmi te ri dokumentar te quajtur The Loving Story i cili po shfaqet tani ne festivalin e filmit Tribeka ne Nju Jork dhe do te transmetohet ne platformen televizive HBO vitin e ardhshem.

Ricard Loving ishte i bardhe ndersa Mildred Jeter me origjine afrikano-amerikane. Ata u rriten ne vitet 1950 ne nje qytet te vogel te Virxhinias ku te bardhet dhe njerezit me ngjyre ishin perziere jo zyrtarisht prej kohesh pavaresisht ndarjes raciale. Mildret rrefen se cdo te thoshte kjo

Te bardhet e te zinjte shkonin ne shkolla te ndryshme. Nuk mund te shkonin ne te njejtin restorant kete e dija... Por nuk e kisha kuptuar se sa e keqe ishte kjo ndarje derisa u martova.

Ne vitin 1958 Mildred ishte 18 vjece ndersa Ricard 24.  Ata u martuan diku prane qytetit te Washingonit. 6 jave me vone policia hyri me force ne  banesen e tyre dhe i arrestoi.

Ishte ora 2 e mengjesit...

Mildred e pershkruan ate nate ne filmin dokumentar The Loving story me regji te  Nancy Buirskit.

Pashe drite u zgjova dhe pashe nje polic qe qendronte prane shtratit. Ai na kerkoi te coheshim dhe na tha se ishim te arrestuar.

ifti Loving u burgos dhe u akuzua per shkelje te ligjit kunder martesave te perziera qe ishte ne fuqi ne shtetin e Virxhinias.

Ata u denuan me  25 vjet debim nga shteti i Virxhinias.

U vendosen ne Uashington dhe linden tre femije. Por Mildred ishte shume e palumtur dhe ne vitin 1963 i shkroi prokurorit te pergjithshem te asaj kohe Robert F. Kenedi duke i kerkuar nese ligji i te drejtave civile mund ti vinte ne ndihme rastit te saj.

Kenedi i tha asaj qe te kontaktonte me Bashkimin e Te Drejtave Civile amerikane. Dy avokate te rinj Bernard S. Cohen dhe Philip J. Hirschkop moren persiper ceshtjen.

Ne filmin The Loving Story Cohen shpjegon se me cfare u eshte dashur te perballen

Te kundershtoje ligjet qe ndalonin martesat e perziera ishte kercenimi me serioz per racistet e bardhe madje dhe per ata qe nuk ishin raciste por ishin per stabilitet. Mu duk nje sfide e veshtire per nje avokat i cili kishte vetem 2 vjet qe kishte mbaruar shkollen qe te perfshihej ne nje ceshtje qe pa diskutim do te behej nje ceshtje madhore e te drejtave civile.

Gjate filmit regjisorja Nensi Buirski thote se cifti Lovings ishte i pabujshem perfaqesues te shtreses punetore qe nuk donte publicitetin dhe vemendjen e publikut. Kur ceshtja shkoi ne

Kjo nuk ishte e habitshme duke pare se sa te terhequr ishin me publicitetin ne pergjithesi. Ata ishin nje cift modest. Nuk e bene kete per te ndryshuar historine ata kurre nuk e pane veten si heronj.

Buirski thote se ata u bene heronj permes deshires se perbashket per te qene te martuar dhe per te rritur femijet e tyre ne vendin qe donin me shume.

Ata nuk paten asnjehere mosmarreveshje ne lidhje me kete ceshtje ishin shume te dashuruar dhe ne nje fare menyre krijuan nje steroptip sepse ata nuk ishin aktiviste. Ata thjesht donin te kthehshin ne shtepi te jetonin ne Virxhinia me familjet e tyre.

Me 12 qershor 1967 Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara i dha te drejte ciftit Loving dhe hoqi ligjet kunder martesave te perziera ne 16 shtetet qe ende e kishin ate.

Familja Loving u rikthye ne qytetin e saj. Ricard ndertoi nje shtepi ku ata kaluan gjithe jeten sebashku. Ai vdiq ne vitin 1975 ne nje aksident rrugor Mildred vdiq ne vitin 2008.

Qe  nga ajo kohe perqindja e martesave te perziera ne Amerike ka ardhur duke u rritur. Sot rreth 15 e martesave jane me raca te perziera.

Filmi the Loving Story po paraqitet tani ne festivalin e filmit Tribeka ne Nju Jork dhe ne shkurt te vitit 2012 do te transmetohet ne platformen HBO.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›