Biblioteka e Kongresit perzgjedh 25 kenge per tiu shtuar Regjistrit Kombetar te Incizimeve

do vit Libraria e Kongresit ketu ne Shtetet e Bashkuara perzgjedh 25 kenge te cilat jane krijuar te pakten 10 vjet me pare e qe cilesohen me vlera kulturore historike dhe estetike per tiu shtuar Regjistrit Kombetare te Regjistrimeve.
Profesori Longhair ishte nje prej artisteve me te rendesishem te skenes se Nju Orlinsit per dekada te tera me stilin e tij te interpretimit ne piano te ndikuar nga emra te medhenj te muzikes. Regjistrimi i vitit 1953 me titull Tiptina i eshte bashkangjitur Regjistrit Kombetar te Regjistrimeve sebashku me disa regjistrime qe datojne fillimin e shkeullit te 19. Gjithashtu kete vit ne kete Regjister u shtua dhe nje kenge qe percau grate amerikane. Disa ishin te zemeruara me mesazhin e kenges Stand by your man.
Pershkrimi i kesaj kenge ne Librarine e Kongresit thote se kenga flet per dobesine e burrave forcen e grave te tyre dashurine besnikerine dhe mbeshtetjen. Pavaresisht se si mund te ndjehesh nga mesazhi i kenges se Tammy Wynette nuk ka dyshim se kjo kenge eshte nje kenge klasike kantri amerikan me nje kor qe e shoqeron ate.
Regjistri Kombetar i Regjistrimeve eshte rezultat i Aktit te Ruajtjes Kombetare te Regjistrimeve te vitit 2000 i cili kishte si synim te zhvillonte nje program kombetar per te ruajtur trashegimine e tingujve amerikane. Futjet e reja te pjeseve nje procedure e pervitshme perzgjidhen nga rendesisa kulturore. Jo te gjitha jane kenge Kete vit lista perfshin tingullin e pare te prodhuar mekanikisht i cili quhet fonoautogram si dhe nje meshe fetare te vitit 1963 te mbajtur nga Reverend C.L Franklin i atii i Aretha Franklinit. Perpara se bija e tij te behej e famshme ai ishte nder pak prifterinjte qe mbanin mesha qe i regjistronte ato plotesisht dhe me pas i nxirrte per shitje. Por ne kete liste ka dhe nje pjese te historise se Zerit te Amerikes
Nga viti 1954 deri ne vitin 1996 Willis Conover drejtoi programe per muziken Xhaz tek Zeri i Amerikes duke percuar muziken xhaz ne vende ku xhazi i ishte i ndaluar. Intervistat e tij me muzikante te tille si Duke Ellington Billie Holliday Stan Getz e te tjere jane tashme pjese e Regjistrit Kombetar te Regjistrimeve ne Librarine e Kongresit. Sipas zyrtareve te Librarise se Kongresit keto intervista jane te rendeishme sepse ato jane mundesia e pare per te degjuar mendimet e ketyre artisteve te medhenj te xhazit te cilet u rriten sebashku me muziken e tyre.
Perzgjedhja per regjistrin Kombetar te Regjistrimeve perfshin gjithe spektrin muzikor. E famshmja Take me out to the bollgame eshte kenga qe degjohet me shpesh.
Kete vit jane shtuar gjitahshtu dhe pjesa solo e Al Green Lets stay together. Per me shume informacione rreth materialeve muzikore te perzgjedhura kete vit mund te vizitoni faqen e Librarise se Kongresit me adresen www.loc.gov.