E Shtunë, 31 Tetor 2026

"The Sun": Kate Moss te X-Factor

Pasionin per muziken, por edhe per muzikantet nuk e ka fshehur kurre.

Top modelja britanike Kate Moss mund te jete pjese e skuadres qe do te merret me zgjedhjen e finalisteve te "X Factor", show-n e talenteve muzikore qe zhvillohet ne Britanine e Madhe.

Lajmin e ben te ditur "The Sun", nderkohe qe mesohet se 35-vjecarja modele eshte ne tratativa per te qene pjese e jurise se emisionit qe ne Britanine e Madhe transmetohet ne televizionin ITV1.

Sipas projektit, Kate do te kete perkrah Simon Cowell, Cheryl Cole, Louis Walsh ose Danii Minogue - secili eksperte ne kategorite perkatese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›