Prezantohet drama "Sikur të vdekurit të dëgjonin"
Prezantohet drama e doktor Gëzim Alpion dhe me regji të Markus Fernando me titullin "Sikur të vdekurit të dëgjonin". E ndërsa më parë është mbajtur në dy skena teatrore britanike, drama trajton probleme të azilkërkuesve në Britaninë e Madhe. Një kompani teatrale e përbërë nga artistë nga Shqipëria, Britania dhe Kroacia japin një panoramë të qartë mbi peripecitë me ligjin, që kalojnë emigrantët në tokën e shirave, Britaninë e Madhe. Vetë regjizori, Gëzim Alpion, i cili është pedagog në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birmingamit, thotë se kjo dramë për të ka një rëndësi të veçantë. E ndërsa i pyetur se do të vazhdojë bashkëpunimi, Gëzim Alpionin thotë se, ka një plan konkret për një binjakëzim universitetesh ndërmjet Birmingami dhe Tiranës.
"Të arratisesh nga shtëpia nuk është e thjeshtë. Të shkosh atje ku, as të duan e as të kuptojnë , është akoma më e vështirë. Leka Trimi, është shqiptar nga Kosova, është një njeri me të fshehta të mëdha, që bie pre e thyerjes së ligjit".
Kjo është edhe hyrja e dramës që autori duke e studiuar edhe nga ana sociale, e ka veshur atë me nota të larta tragjizmi. Ndërkohë që pak kohë më vonë pritet që drama të shfaqet edhe në teatro të tjera.