Zbulohet një objekt monumental në qytetin antik të Hadrianopolit
Një objekt monumental, që i përket periudhës romake të shekullit III pas Krishtit, u zbulua të premten në teatrin e qytetit antik të Hadrianopolit, rreth 14 kilometra larg Gjirokastrës, gjatë ekspeditës së përbashkët italo-shqiptare që ka nisur prej ditësh në këtë zonë arkeologjike në jug të Shqipërisë. Objekti që prej shekujsh është ruajtur i paprekurka në përbërje edhe tubacionet e shkarkimit të ujit, të realizuara në material plumbi. Ky objekt është bashkëkohor, pasi cilësia dhe mënyrë e organizimit është e njëjtë me ato që janë zbuluar në vilat luksoze në Vrinë, Diaporit dhe Butrint.
Teatër i Hadrianopolit ka një kapacitet prej 4 mijë spektatorësh, është i pajisur me 27 shkallë, ka 4 hyrje dhe një skenë me dy kate. Për herë të parë ai u evidentua gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologu austriak, Prashniker. Gërmimet e para në këtë objekt u kryen në vitet '80 nga Instituti i Arkeologjisë, nën drejtimin e arkeologut Apollon Baçe. Misioni arkeologjik italo-shqiptar që po punon në Hadrianopol mbështetet nga Ministria e Jashtme Italiane.