E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Sun: Tony Blair, Presidenti i parë i BE

Tony Blair pritet që brenda javësh të jetë Presidenti i parë i Bashkimit Europian. Lajmi është bërë publik nga e përditshmja britanike, The Sun, e cila citon burime diplomatike pranë selisë së BE-së në Bruksel. Nominimi i ish-kryeministrit britanik, do të bëhet publik pas përfundimit të referendumit të nesërm të Traktatit të Lisbonës në Irlandë. The Sun shkruan se duke qenë se ende pritet kalimi i traktatit nga Polonia dhe Çekia, Bashkimi Europian kërkon emërimin e Presidentit të ri deri në fund të këtij muaji. Do të jenë udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së, të cilët me votën e tyre do të zgjedhin se kush do të jetë President i BE-së dhe Blair duket të jetë një favorit dhe kandidaturë e forte, e konfirmuar kjo, edhe nga shefi francez i diplomacisë, Bernard Kushner. Në rast se zgjidhet, Blair do të marrë detyrën atëherë kur të gjitha vendet të kenë ratifikuar traktatin e Lisbonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›