The Sun, sondazh per lojtarin me te urryer

Gazeta britanike “The Sun” ka hapur nje sondazh online ne faqen e internetit per te votuar lojtarin me te urryer te Premier League. Ne kete sondazh, gazeta ka publikuar nje liste me emrat me te mundshem per t’u urryer nga opinioni ne ishull.
Lista me kandidatet vijon si me poshte; Ashley Cole, Joey Barton, Lee Bowyer, Cristiano Ronaldo, Craig Bellamy, Frank Lampard, El-Hadji Diouf, David Bentley, Didier Drogba, Jermaine Pennant dhe Gary Neville. Motivet per te urruer nje lojtar jane te shumta, por ato qe mund te bejne diferencen jane, loja jo dinjitoze me kombetaren, kerkesat e tepruara ekonomike dhe sjellja e dhunshme ne fushen e lojes.
Sondazhi do te mbyllet sot ne mbremje dhe diten e neserme te gjithe anglezet do te njohin emrin e lojtarit te cilin ata nuk durojne ta shikojne kur zbret ne tapetin e gjelber.