E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dennis: Massa beri nje gabim te madh

Bosi i skuderise McLaren-Mercedes, Ron Dennis eshte shprehur se gjate momentit te incidentit, gjithe faji ishte i pilotit te Ferrarit, Felipe Massa.

Ron Dennis hidhet ne sulm per te kritikuar gjestin e ferraristit Massa. “Gjithe faji eshte i Felipe Massa-s gjate momentit te perplasjes me Hamilton ne garen e Japonise”, shprehet bosi i skuderise McLaren-Mercedes, i cili del ne krah te djaloshit qe e beri te famshem.

Ai nuk mbaron me kaq me kritikat, pasi vazhdon te analizoje momentin e incidentit. “Te gjithe e pane ne televizion ate qe ndodhi. Felipe ishte jashte pistes dhe rihyri ne trajektoren e Lewis. Eshte e thjeshte. Felipe beri nje gabim te madh kur hyri ne kthese dhe Lewis ne kete moment nuk kishte asnje zgjedhje”, shtoi Dennis.

Nderkohe, qe prej perfundimit te gares se Fuji-t, Hamilton dhe Massa i jane kundervene njeri tjetrit me akuza te ndersjellta per momentin e perplasjes, gje e cila solli edhe denimin e brazilianit me 10 sekonda.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›