E Diel, 1 Nëntor 2026

The Taking of Pelham 123 mbërrin në kinema

Pas një mungese gati 2 vjeçare, në ekranin e madh dy diva hollivudianë, kthehen dhe për më tepër në një film të vetëm. The Taking of Pelham 123 (Rrëmbimi i trenit Pelham 123) është aksioni që i vendos aktorët Denzel Washington dhe John Travolta në rolet e protagonistëve. I pari është një ish drejtues i metrosë së Nju Jorkut, që pas akuzës për mitmarrje është caktuar të punojë në metro, ndërsa Rajder është personazhi i Travoltës, një kriminel i rafinuar që

merr peng një vagon të trenit Pelham 123 me 18 udhëtarë. Në këmbim të jetës së tyre, Rajder (Ryder) dhe banda e tij i kërkojnë qytetit plot 10 milionë dollarë, brenda një ore. Në të kundërt pas këtij afati për çdo një minutë jeta e një qytetari do të merrte fund. Historia e mbushur me tension, ankth dhe luftë nervash, vjen në ekranin e kinema Millennium nga data 22 janar. U desh ftesa e regjisorit të njohur Tony Scott që Denzel Washington dhe John Travolta të shënonin një duet protagonistësh antagonistë në filmin The Taking of Pelham 123, që sjell një ngjarjeje te pazakontë në një metro të New York-ut; një pengmarrje e përgjakshme për një grusht të mirë parash. Washington dhe Travolta vihen përballë njëri-tjetrit, në një luftë të fortë nervash, por edhe në inteligjencë. Filmi drejtohet nga regjisori i mirënjohur  Tony Scott, i cili gjithashtu vjen pas një mungese relativisht të ndjeshme në ekranin e kinemasë. Edhe dy protagonistët që ai zgjodhi për rolet kryesore gjithashtu kishin lënë një hapësirë bosh në ekranin e madh, ndonëse jo kaq të gjatë sa Scott. Denzel Washington kishte bërë dy filmat e tij në vitin 2007, ndërsa pas rikthimit në vitin 2009 shënon edhe tjetër film të ri që del këtë vit. John Travolta rolin e tij më të fundit e pati në vitin 2007, ndërsa në vitin 2008 i pati dhënë zërin një protagonisti në filmin Bolt. Me një më të rol të plotë dhe tërësisht mashkullor Travolta shënon rikthimin e tij pas një mungese jo fort të gjatë. Aktori hollivudian Denzel Washington duket se i ka shpëtuar kostumit të tij prej polici që kaq shumë preferojnë tia veshin regjisorët e njohur. Të paktën në këtë film ai është heroi i qetë, i zënë në faj dhe gati i vetësakrifikuar për të shpëtuar jetët e pengjeve në vagonin e trenit Pelham 123.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›