E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori Laert Vasili në "Almanak"

Pjese e rendesishme e nje prej projekteve me ambicioze  te ketij fillim viti sic eshte realizimi skenik ne teatrin kombetar te tragjedise “Elektra” te Sofokliut...aktori  Laert Vasili pranoi te rrefente per Almanak jo vetem sfiden e interpretimit ne skenen shqiptare por edhe perkthimin e vepres nga greqishtja ne shqip.

E pertej angazhimeve profesionale, Laert Vasili  rrefen jeten  jashte
skenes, konceptimin e tij per miqesine, per dashurine por edhe per
besimin ne Zot. Frymezuar nga antikiteti Laerti thote se perendite e
Olimpit ishin shume me njerezore, ato dashuronin, tradhtonin,
Zemeroheshin, falnin.....I vleresuar ne Greqi ne vitin 2008 si artisti i
vitit Laert Vasili qe jeton dhe punon atje prej 15 vitesh thote se si
artist  nuk eshte ndjere kurre emigrant.

Ai ka perkthyer tragjedine Elektra nga greqishtja ne shqip dhe kjo eshte
nje sfide shume e bukur. Prej vitesh veprat e antikitetit si edhe
oresti qe do te luaje ne skenen shqiptare kane tingelluar vetem greqisht
ndaj fakti qe tashme eshte koha per shqipen e emocionon ate shume.

Por emisioni Almanak ka ne fokus edhe  nje tjeter artiste...Pianistja
Merita rexha terhoqi vemendjen tone jo vetem prej koncertit te saj (te
tilla ajo ben shpesh) por  edhe prej faktit qe koncerti i saj i fundit i
dedikohej femijeve qe vuajne nga talasemia.

Pianistja qe e ndan jeten mes pianos, partiturave, studenteve dhe 3
femijeve te saj na rrefen se si mesoi rastesisht qe ishte bartese e
Talasemise. Kjo gje e nxiti me tej qe kete koncert dhe kauze ne ndihme
te femijeve talasemike gati ta bente te veten. Keto dhe te tjera
materiale pikante jane rezervuar per ju ne emisionin Almanak.

Mira Tuci

< I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›