E Diel, 1 Nëntor 2026

Cameron Gati te vendosim veto ne negociatat per buxhetin evropian

Britania e Madhe është e gatshme të bllokojë negociatat për buxhetin dhe shkurtimet, në qoftë se nuk merr një marrëveshje të mirë nga liderët europianë në Bruksel.  Kjo deklaratë vjen në prag të konferencës vjetore të konservatorëve në Birmingam. 
“Nëse do duhet thënë “Jo” ndaj një marreveshje, e cila nuk është e drejtë për Britaninë, unë do të them Jo””, tha kryeministri në një intervistë për gazetën “The Sunday Telegraph” të Londrës.
Cameron, po ashtu ka propozuar një plan të guximshëm për BE-në për pasjen e dy buxheteve; një për 17 vendet e Eurozonës dhe një për dhjetë vendet e tjera përfshi edhe Britaninë, që janë jashtë monedhës euro. 
Ky plan, jo vetëm ka bekimin e partnerit të tij në koalicion,  proeuropianit Nick Clegg, por duket se do të gjejë edhe mbështetjen e deputetëve të tij konservatorëve, të cilët bëjnë presion të madh për mbajtjen e një referendumi për të ardhmen e marrëdhënieve të Londrës me Brukselin.
Cameron ndodhet në një pozitë të vështirë në sondazhet e opinionit publik, shumë larg pas laburistëve, duke sulmuar politikat e udhëheqësit laburist Ed Miliband, të cilin e kritikoi se jep sinjalin djathtas dhe kthehet majtas. Cameron në prag të konferencës vjetore të partisë së tij ka lançuar edhe hapjen e llogarisë së tij në “Tuitter”,  si një model për të patur komunikim gjithnjë e më të madh me publikun.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›