E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Thellimi i shkëmbimeve akademike mes Universitetit të Mjekësisë në Tiranë dhe Universitetit të Gracit në Austri

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Mjekësisë në Grac (Graz), Austri, kanë rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+, duke vijuar një partneritet të konsoliduar ndër vite.

Në një postim në rrjetet sociale UMT thekson se “ky nënshkrim konfirmon angazhimin e përbashkët për të thelluar shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë”.

Bashkëpunimi mes dy universiteteve do të mundësojë shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar mundësi për studime dhe trajnime ndërkombëtare.

Gjithashtu, kjo marrëveshje bashkëpunimi është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mundësitë akademike dhe profesionale të studentëve dhe stafit, dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në nivel ndërkombëtar.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›