E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellohet SKANDALI: Blegina Agolli, (Kunata e Balliut) ka qenë Sekretare e Përgjithshme në Ministri, kur është paguar nga qeveria si biznesmene me 4.2 milionë euro

Share

Fahri Balliu duke ngrene pace e pilaf

Thellohet dhe më tej skandali i ish- ministrit të Transportit dhe Punëve Publike, Lulzim Basha, i cili ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare përmes një VKM-je në shtator të vitit 2007, për të paguar një shoqëri ndërtimi me vlerën 4.2 milionë euro, që përbënte dhjetë përqind të vlerës së projektit të rrugës Levan- Vlorë.

Blegina Agolli, (kunata e Fahri Balliut, e cila ishte administrate e kompanisë Alpine Bau, një filial i bashkëdrejtuar me shtetasin serb Slobodan Markoviç), ka qenë në të njëjtën kohë dhe Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve prej vitit 2005 deri në vitin 2008, kur u detyrua të japë dorëheqje.

Pra, në vitin 2007, Agolli është paguar edhe si Sekretare e Përgjithshme e ministrisë, edhe si biznesmene me fonde publike të qeverisë.

Rruga Levan- Vlorë, e fituar nga filiali shqiptaro- serb i kompanisë Alpine Bau, kushtonte fillimisht 42 milionë euro, dhe u financua nga BERZH. Kredia për financim u miratua nga parlamenti shqiptar në dhjetor 2007. Por, Lulzim Basha vuri në lëvizje qeverinë shqiptare që të paguante dhjetë për qind të këtij projekti qysh në shtator 2007, ende pa u lidhur kontrata me financuesin. Kjo shkelje e rëndë ligjore, për të cilën Kontrolli i Shtetit bën përgjegjës Lulzim Bashën, vazhdon me një shkelje tjetër të rëndë, që ka të bëjë me Blegina Agollin, e cila në kohën kur është paguar nga qeveria si administratore e Alpine Bau në Tiranë me 4.2 milionë euro, ka qenë dhe Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

E njëjta situatë është dhe me segmentin tjetër Tepelenë- Fratar, ku ajo ka marrë fonde publike nga qeveria, ndërkohë që ishte zyrtare e lartë e saj.

Ky është rasti më flagrant se si një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar paguhet me miliona euro prej qeverisë për bizneset e tij , dhe nuk ka ende një hetim penal për të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›