E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet skandali Greqia rikthen ne Korce konsullin

Eshte rikthyer ne detyren e tij Konsulli i Pergjithshem ne Korce Theodhoros Ikonomu. Sot ne mëngjes ai ka zhvilluar nje takim pune me punonjesit e Konsullates, ku ka marrë informacion për punën e kryer gjatë tre javëve të mungesës së tij. Dita e djeshme ka qenë pushim për besimtarë ortodoksë për shkak të një feste fetare. Dhe sot konsullata ka rifilluar punën normalisht, duke perfshire edhe ata sektore ku nevojitet prania firma dhe vula e konsullit.

Duke filluar nga dita e neserme behet e ditur se do te hapen edhe sportelet per qytetaret qe kane nevoje per sherbimet konsullore. Vlen të theksohet se asnjehere  nga punonjesit e konsullates nuk u pohua largimi i konsullit Ikonomu. Per dite me radhe ata vazhdonin sherbimin duke nxjerre viza 100 diteshe per qytetaret qe benin aplikime. E vecanta ishte se pasaportat bashkë me vizat ju ktheheshin pas 2–3 ditesh, pasi dergoheshin per tu firmosur e vulosur ne Greqi ku ishte Ikonomu. Konsulli Theodhoros Ikonomu u terhoq nga qeveria greke pas reagimeve që shkaktoi deklarata e tij në 20-vjetorin e Omonias për kombësinë greke të ortodoksëve në Korçë.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›