Libi SHBA dhe NATO nderhyrje ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe NATO po marrin seriozisht opsionin e ndërhyjes ushtarake kundër Libisë, ndërsa ajo ushtron dhunë ndaj civilëve. Presidenti amerikan Obama tha se Gadafi dhe rrethi i tij do mbajnë përgjegjësi për dhunën. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se të gjitha opsionet janë në tavolinë, përfshirë këtu dhe armatimin e kryengritësve, megjithëse Departamenti i Shtetit tha se një hap i tillë do të ishte i paligjshëm përsa kohë ishte në fuqi embargoja e armëve e OKB-së.
Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, tërhoqi vërejtjen se veprimi duhet të merret vetëm me mbështetje ndërkombëtare. Shefi i NATO-s, Anders Fog Ramusen e theksoi nevojën për autorizim nga Kombet e Bashkuara. Ndërsa Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u shpreh se është kundër ndërhrjeve ushtarake nga jashtë.
Juli Prifti