Themelko ne Shqiperi politika ndaj minoriteteve nuk ka ndryshuar qe nga koha e komunizmit

DW Per tri jave rresht ne Shqiperi zhvillohet regjistrimi i popullsise dhe i banesave. Ne formularet e INSTAT-it jane perfshire si fakultative edhe pyetjet per etnine dhe fene. Sa reale i shihni ju si perfaqesues i pakices maqedonase mundesite per vetedeklarim ne kete regjistrim
Themelko Ne sa here si organizata per mbrojtjen e te drejtave te maqedonasve ne Shqiperi e kemi ngritur zerin dhe kemi bere kerkese ne kontinuitet qe te kete nje regjistrim te popullsise ku te kete paragraf per perkatesine etnike dhe te gjithe maqedonasit qe nuk jane te njohur nga sistemi komunist i meparshem qe te kene mundesi qe te njihen ne kushtet e sotme te demokracise gje qe u tregua se ne Shqiperi lidhur me politiken ndaj minoretetit maqedonas nuk ka ndryshuar sistemi akoma po vazhdohet me politikat e sistemit komunist te Enver Hoxhes.
DW A i redukton ndryshimi i nenit 20 te ligjit per censusin sipas te cilit refuzimi ose deklarimi i rreme denohet me gjobe shpresat tuaja per te deklaruar etnine ne census
Themelko Ne baze te ligjit te censusit neni 20 aty eshte e qarte se kur ndonjeri jep deshmi te rreme dhe ne konsultimet qe jane bere edhe nepermjet medias deshmi te rreme quhen edhe ne qofte se ne gjendje civile nuk je shenuar si minoritar do te kete gjobe rreth 1000 dollare. Pra ekziston frika e gjobes tek maqedonasit te cilet nuk jane regjistruar si maqedonas u eshte nderruar apo nuk jane regjistruar si maqedonas nga sistemi i kaluar. Prandaj ne si minoritet maqedonas dolem bashke me minoritetet e tjera ne nje deklarate te perbashket qe ky ligj per censusin nuk eshte me fryme demokratike dhe nuk do te tregoje realitetin e minoritetit maqedonas ne Shqiperi prandaj ne qe ne fillim beme thirrje per ndryshime por nuk pati vullnet nga politika shqiptare qe te beje nje ligj te mire.
DW Pra ju mendoni qe secili te deklarohet si te doje
Themelko Te deklarohet sic eshte ne te vertete une flas ne emer te minoritetit maqedonas. Minoritetit maqedonas ne Shqiperi i eshte njohur vetem pese perqind e numrit te tyre real vetem ne komunen ne zonen e Prespes. Ne zonat e tjera qe jane te banuara 100 me maqedonas sic jane 17 fshatra ne zonen e Gollobordes dhe fshatra ne Gore te Kukesit ata nuk njihen. Megjithate edhe ketu ku njihemi si maqedonas ne Prespe ne qofte se njeri nga Prespa gjate kohes se komunizmit apo edhe tani largohet punon ose merr vendbanim ne nje qytet tjeter kjo e drejte i mohohet sepse njihen maqedonas vetem ne territorin e komunes se zones se Prespes. Ka nje numer te mjaftueshem nga keto tri zona qe jane neper qytete si ne Korce ne Pogradec ne Elbasan te cilet nuk kane mundesine permes ketij ligji te deklarohen ashtu sic jane ne te vertete qe jane maqedonas.
DW Mendoni se ka njerez qe jane te gatshem per te paguar gjoben per te marre kombesine
Themelko Absolutisht nuk e besoj se ndonjeri do te paguaje gjobe. Ne prisnim te kishte nje politike tjeter duhej te kishte nje klime me te mire nga ana e politikes.
DW E keni fjalen nga ana e qeverise
Themelko Jo vetem nga ana e qeverise por edhe nga aktore te tjere qe jane ne shoqerine shqiptare. Ne nuk e mendonim se mohimi i se drejtes qe eshte bere nga sistemi komunist do te vazhdoje sot me presionet nga Aleanca Kuq e Zi dhe partia e ameve PDU qe nepermjet deklarimeve te tyre bejne dite per dite presion psikologjik ndaj minoriteteve qe te mos deklarohen lirshem se do te kete gjoba ose do te kete pasoja. Domethene politika dhe shoqeria shqiptare akoma nuk na shikon ne minoritetet si pjese si pasuri e shoqerise shqiptare por akoma ka stereotipe ka nje frike qe akoma nuk e kuptojme. Pra nuk eshte e keqe e Shqiperise ne qofte se numri i maqedonasve tregohet aq sa eshte. Perkundrazi do te jete dicka plus dicka me e mire sepse secili qytetar taksapagues i rregullt i shtetit shqiptar secili maqedonas do te ndihet i lire dhe do te zhvillohet me mire edhe shoqeria shqiptare dhe shteti shqiptar.
DW fare qendrimi do te mbani ndaj rezultatit te censusit
Themelko Para se te filloje censusi beme takim me te gjitha minoritetet edhe me minoritetin tone me perfaqesuesit e Misionit te Keshillit permes tij ia beme te njohura keto shqetesime Keshillit te Evropes. Besoj qe ne nuk do ti njohim rezultatet e ketij regjistrimi sepse nuk jane reale jane te detyrueshme dhe te dirigjurara. Skishte nevoje te kishte paragraf me perkatesi etnike kur jane regjistrat e gjendjes civile le te dilnin me ato numra qe jane ne gjendjen civile. Skishte nevoje te behej nje regjistrim i popullsise ne Shqiperi. Prandaj kerkojme te behet nje regjistrim i ri ku me te vertete secili shtetas i republikes se Shqiperise lirshem te deklaroje veten e vet ashtu sic e ndien ne realitet dhe jo i imponuar.
Intervistoi Angjelina Verbica
Redaktoi E. Xhani