E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet partia gjermane antieuro

Gazeta Shqip

Kriza

Është e dyshimtë nëse kjo parti do të hyjë në Parlament apo jo

gjermania partia antieuroNjë parti politike gjermane që kundërshton monedhën e përbashkët europiane hapi konferencën e saj të parë kombëtare. Alternativa për Gjermaninë kërkon që euro të shpërbëhet dhe shtetet anëtare të rikthehen te monedhat e veta.

Sondazhet sugjerojnë se kjo parti nuk ka shumë shanse për të fituar mbështetje masive në zgjedhjet që do të zhvillohen në shtator. Por analistët thonë se kjo parti mund të marrë shumë vota nga kristiandemokratët e Kancelares Merkel sa tia bëjë të vështirë ruajtjen e pushtetit.

Rreth 1500 anëtarë të Alternativës për Gjermaninë përshëndeti themeluesin e partisë Bernd Lucke, i cili mbajti fjalimin. Për shkak të euros, njerëzit në Europën jugore nuk hezitojnë të shprehin neverinë e tyre ndaj Gjermanisë, duke përdorur krahasime të vjetra naziste, tha ai.

Euro ka qenë një dështim dhe do të jetë shumë keq nëse vijojmë të besojmë se kjo është një përrallë, tha ai. Nëse euro dështon, Europa nuk do të dështojë, shtoi ai.

Më herët, profesor Lucke i tha BBC-së se ai kërkonte të shikonte një shpërbërje graduale të euros si monedhë e përbashkët.

Ne mendojmë se Europa e ka problem të madh detyrimin për tu marrë me euron si një monedhë e përbashkët, për shkak se ka vende anëtare që kanë probleme të mëdha konkurrueshmërie dhe që aktualisht kanë nevojë për një zhvlerësim dhe mund ta kenë këtë zgjidhje, tha ai, duke cituar Italinë, Greqinë, Spanjën, Portugalinë dhe Francën si shembuj.

Bernd Lucke argumenton se ekonomitë në vështirësi duhet të largohen nga euro. Ai thotë se paketat e shpëtimit më shumë e kanë përkeqësuar situatën sesa e kanë përmirësuar atë.

Partia ka tërhequr mbështetje nga një numër akademikësh dhe anëtarësh të zhgënjyer nga partia e Merkelit.

Sondazhet tregojnë se 7 për qind e gjermanëve mund të votojnë këtë parti dhe 17 për qind të tjerë po mendohen. Por është e dyshimtë nëse kjo parti do të marrë 5 për qind të votave të kërkuara për të hyrë në Parlament.

Themelohet partia gjermane antieuro burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›