E Diel, 1 Nëntor 2026

Themeluesi i Facebook-ut Zuckerberg u martua me te dashuren e tij Priscilla Chan

Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg u martua dje me te dashuren e tij Priscilla Chan. Ai shfrytezoi shpikjen e tij Facebook per ta njoftuar publikisht kete fakt.

Miliarderi 28-vjecar u martua me te dashuren 27-vjecare ne nje ceremoni te vogel ne Palo Alto ku jeton nje dite pasi aksionet e kompanise se tij dolen per shitje publike ne burse.

Te ftuarit kishin shkuar per te marre pjese ne nje pritje te organizuar nga cifti me rastin e diplomimit te Priscilla Chanit pas perfundimit te studimeve ne mjekesi. Ata u gjenden te papergatitur kur mesuan se ishin ftuar per te marre pjese ne dasme.

Zuckerberg dhe Chan u takuan gjate studimeve ne Harvard para se Zuckerberg te shpikte Facebook-un ne dhomen e konviktit tete vjet me pare. Mbreme Mark Zuckerberg e kishte ndryshuar statusin ne Facebook duke shkruar se ishte tashme i martuar me Priscilla Chan.

ifti thote se data e dasmes ishte caktuar kohe me pare per te pasuar diplomimin e Priscilles dhe nuk kishte lidhje me futjen ne burse te Facebook-ut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›