Thëniet më të famshme të Sir Alex Ferguson
Alex Ferguson do të dalë në pension në fund të sezonit pas 26 vitesh duke drejtuar Manchester United. Eurosport ka bërë një listë frazash të famshme që ka deklaruar gjatë viteve legjenda skoceze. Këto fraza përshkruajnë më së mirë një personazh unik si Ferguson. Sir Alex ka për të gjithë, përfshirë edhe italianët…
Sir Alex për..
Për Filippo Inzagin: Ai djalë duhet të ketë lindur pozicion jashtë loje
Për Gary Neville: Nëse do të ishte një centimetër më i gjatë, do të ishte qendër mbrojtësi më i mirë i Britanisë. Babai i tij është i gjatë 1m88. Do të më pëlqente të shikoja shitësin e qumështit që i çonte shishet mamasë së tij!
Për gazetarët që kritikonin Sebastián Verón: Lëreni rehat. Unë nuk flas me ju. Ai është një dreq lojtari i madh. Kurse ju disa dreqër idiotësh.
Për italianët: Kur një italian më thotë që pasta është poshtë pjatës, unë kontrolloj poshtë salcës për tu siguruar. Ata janë shpikësit e tymuesve.
Për CR7 tek Reali?: Nuk ka asnjë akord mes nesh dhe Real Madrid për Cristiano Ronaldon. Mendoni që mund të negocioj me ata mafiozë? Absolutisht që jo.
Për Ryan Giggs: E mbaj mend kur e pashë për herë të parë. Ishte 13 vjeç dhe pluskonte mbi fushë si një gjel që ndjek një copë letre në erë,
Për këpucën që goditi Beckham: Ishte vetëm një incident. Nëse do ta provoja një mijë herë apo një milion nuk do të qëlloja dot më në shenjë. Nëse do të mundesha, do vazhdoja të luaja ende futboll.
Për fitimin e trofeut të Champions në 1999: Nuk më besohet. Futbolli është punë dreqi!
Për Arsene Wenger: Thonë se është burrë i zgjuar, apo jo? Flet pesë gjuhë të huaja. Njoh edhe unë një djalë 15 vjeç nga Bregu i Fildishtë që flet pesë gjuhë..
Për Jose Mourinhon: Më mbushi më lëvdata kur pimë nga një gotë verë pas ndeshjes së parë. Më thoshte bos dhe njeri i madh. Por do bënte mirë sikur fjalët e bukura ti kishte shoqëruar edhe me ndonjë gotë vere të mirë. Ajo që më dha ishte hollues boje.
Për Manchester City: Ndonjëherë të bien për pjesë komshinj të zhurmshëm. Nuk ke çfarë të bësh, gjithmonë do bëjnë zhurmë. Thjesht duhet të vazhdosh me jetën tënde, ose ndiz televizorin dhe ngrija pak më tepër zërin.
Për shanset e Liverpool për fitimin e titullit në 2007: Po bëni shaka!? Mos ju dukem gjë si mazokist që jam gati të pres damarët? Po rënia nga kategoria si ju duket?
Për titullin e 19-të: Nuk ka të bëjë shumë me kalimin e Liverpulit. Më e rëndësishme është që United tani është skuadra më e mirë e vendit për sa u përket titujve të fituara.
Për titullin e 20-të: Më shihni, duket sikur jam dhjetë vite më i ri. Janë këto tabletat, janë të mira fare!
Sër Aleks në shifra dhe kuriozitete
38-trofe të rëndësishëm (13 tituj Premier Lige, 2 Champions, 5 FA Cups, 4 kupa lige). 3-trofe në sezonin 1998-99.
45-Rekordi i Junajtid pas pësuar humbje në të gjitha kompeticionet.
9-0 Fitorja më e thellë e skocezit, kundër Ipsuiç Taunit në Old Trafford në vitin 1995.
6-1 humbja më e thellë e Fergusonit, sezonin e shkuar ndaj rivalëve të Mançester Sitit.
26-vite priti Mançester Junajtid për të fituar sërish titullin përpara se tia jepte Sër Aleks në vitin 1993.
80-milionë paund shiti Kristiano Ronaldon te Reali i Madridit një vit më vonë (2009). Transferimi më i shtrenjtë i historisë.
7-vjet pa i dhënë intervista BBC-së pas polemikave që shkaktoi programi investigativ Panorama për djalin e tij Xhezon. Ky i fundit u akuzua se shfrytëzonte emrin e të atit për marrëveshjet e tij si menaxher futbolli.
14-numri i trajnerëve që kanë drejtuar Mançester Sitin për sa kohë Fergi drejton rivalët e qytetit.