Merkatoja politike, emrat e deputetëve që ndryshuan parti
Kush janë deputetët që kanë ndryshuar flamujt nga 2005 në 2013. Nga rekordmeni Preç Zogaj deri tek Kastriot Islami
Nëse kanë pasur një specifikë këto tetë vite në pushtet të PD-së (që nga viti 2005 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet e deri tani) kanë qenë padyshim lëvizjet e politikanëve dhe partiakëve nga një parti tek tjetra. Deputetët që e marrin mandatin nën siglën e një force dhe e mbyllin me një forcë tjetër. Kryetarë bashkie që garojnë me logon e një partie dhe anëtarësohen në një parti tjetër. Për të mos folur për kryetarë komunash dhe partiakë të tjerë, të cilët kanë lëvizur në parti të ndryshme si në kafenetë e fshatit. Tirana Observer po sjell sot një përmbledhje të disa prej lëvizjeve më të bujshme të këtyre tetë viteve. Shpesh ishim mësuar që termin merkato ta dëgjonim për futbollistët, por në vendin tonë kjo fjalë u shkon përshtat fare mirë politikanëve.
Deputetët e PS
Jo më larg se disa ditë më parë, tre deputetë socialistë kaluan në llogoret e Partisë Demokratike, që ishte kundërshtarja e tyre, madhe duke u bërë edhe kandidatë për deputetë të kësaj partie. E kemi fjalën për Asllan Dogjani, Gjovalin Kadelin dhe Kastriot Islamin. Madje ky i fundit ishte edhe ndër themeluesit e Partisë Socialiste, disa herë ministër i saj, por dëshira për të qëndruar përjetësisht në politikë, bëri që ai të kalonte në kampin që e pati luftuar gjithnjë.
Merkato
Transfertat nga një parti tek tjetra janë bërë aq e rëndomtë sa çdo ditë e më shumë një fenomen i tillë nuk përbënë më lajm. Që në 2005 kemi disa deputetë që kishin fituar me një parti mandatin dhe e kishin braktisur atë. Kulmin e ka Lufter Xhuveli, i cili mori vota në koalicionin e majtë dhe shkoi ministër në qeverinë e djathtë. Po ashtu deputetët Hamit Kosta, Nikollaq Neranxi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Luan Memushi, Spartak Ngjela, Gilman Bakalli, Piro Lutaj, etj., janë disa nga emrat e shumtë të deputetëve që kanë ndryshuar parti të paktën një herë.
Lëvizjet në kampin e majtë
Lëvizjet më të madha midis partive kanë ndodhur në kampin e majtë, nga LSI në drejt Partisë Socialiste ose anasjelltas. Jo pak herë edicionet e lajmeve ose titujt kryesor të gazetave janë hapur me largime nga një parti tek tjetra. Kjo lloj marrëdhënieje midis dy forcave ka nisur që më 2005. Herë-herë këto lëvizje janë dukur si groteske dhe jo rrallë herë si lëvizje të dyshimta. Themi të dyshimta, pasi ato të lënë përshtypjen e veprimeve të njerëzve të cilët kanë humbur privilegjet në partinë ku ishin dhe rendin në kërkim të një kontrate të re me partinë tjetër, që do të thotë në kërkim të një karrigeje tjetër. Në këtë lëvizje pa dyshim që Partia Socialiste ka arritur të marrë më tepër nga LSI, por dhe kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq. Shumë nga figurat historike të kësaj partie janë tashmë pjesë e LSI-së. Kujtojmë emra si Luan Rama, Lefter Koka, që kanë qenë pjesë e rëndësishme e PS-së dhe tashmë përfaqësojnë flamurin e LSI-së. Lëvizje të tjera brenda së majtës ka pasur dhe me partitë e tjera.
Lëvizjet në gjirin e së djathtës
Edhe pse jo me bujën e së majtës, dhe në kampin e djathtë kemi pasur merkato politike. Emri më i rëndësishëm që ka bërë lëvizje është ai ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi, që braktisi forcën që e mandatoi për pesë vjet kreun e qeverisë shqiptare, për të shkuar në koalicionin tjetër të djathtë, Poli i Lirisë. Po ashtu dhe deputeti i Shkodrës. Në zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-ës për PD-në konkurruan dy emra të njohur të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Spiro Ksera dhe Kosta Barka, të cilët për shkak të pakënaqësisë së koalicionit të Dules me PS-në vendosën ta braktisin partinë e tyre për PD-në, ata edhe në këto zgjedhje kandidojnë sërish për PD.
Lindja e FRD
Por skizma më e madhe e PD-së erdhi kur lindi Fryma e Re Demokratike. Shumë eksponentë të njohur të PD kaluan tek partia e re, ku mund të përmendim ish-presidentin Topi (kryetar i kësaj partie) dhe deputetin Gazmend Oketa.
Preç Zogaj rekordmen i lëvizjeve
Politikani dhe publicisti i njohur Preç Zogaj mban rekord për lëvizjet e tij sa në një kamp tek tjetri. Fillimisht ai u largua nga PD për tu afruar me partinë e Spartak Ngjelës, më pas ai u rikthye sërish tek PD, por nuk qëndroi gjatë, duke kaluar në kampin opozitar të Ramës. Por edhe nga këtu Zogaj nuk qëndroi gjatë duke u rikthyer sërish në gjirin e së djathtës. Por ky rikthim nuk u vlerësua më nga Berisha duke mos e futur atë në listat e kandidatëve për deputetë të PD.
Lëvizje tek e Djathta
Nard Ndoka Nga PD tek PDK
Tom Doshi Nga PDK tek PS
Lajla Përnaska Nga PR tek PD
Preç Zogaj Nga PD-PLD-PD-PSPD
Gilman Bakalli Nga PD tek Poli i Lirisë
Kosta Barka Nga PBDNJ tek PD
Spiro Ksera Nga PBDNJ tek PD
Aleksandër Meksi Nga PD tek Poli i Lirisë
Bamir Topi nga PD tek FRD
Gazmend Oketa nga PD tek FRD
Lëvizjet tek e Majta
Hamit Kosta nga PDS tek PS
Paulin Sterkaj nga PS tek PD, sërish tek PS
Luan Memushi nga PS tek LSI
Luan Rama nga PS tek LSI
Piro Lutaj nga PAD tek PS
Shpëtim Idrizi nga PS tek PDIU
Vangjel Tavo nga PS tek LSI
Dritan Prifti nga LSI tek PS, tani i pavarur
Asllan Dogjani nga PS tek PD
Gjovalin Kadeli nga PS tek PD
Kastriot Islami nga PS tek PD
Kush janë deputetët që kanë ndryshuar flamujt nga 2005 në 2013. Nga rekordmeni Preç Zogaj deri tek Kastriot Islami
Nëse kanë pasur një specifikë këto tetë vite në pushtet të PD-së (që nga viti 2005 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet e deri tani) kanë qenë padyshim lëvizjet e politikanëve dhe partiakëve nga një parti tek tjetra. Deputetët që e marrin mandatin nën siglën e një force dhe e mbyllin me një forcë tjetër. Kryetarë bashkie që garojnë me logon e një partie dhe anëtarësohen në një parti tjetër. Për të mos folur për kryetarë komunash dhe partiakë të tjerë, të cilët kanë lëvizur në parti të ndryshme si në kafenetë e fshatit. Tirana Observer po sjell sot një përmbledhje të disa prej lëvizjeve më të bujshme të këtyre tetë viteve. Shpesh ishim mësuar që termin merkato ta dëgjonim për futbollistët, por në vendin tonë kjo fjalë u shkon përshtat fare mirë politikanëve.
Deputetët e PS
Jo më larg se disa ditë më parë, tre deputetë socialistë kaluan në llogoret e Partisë Demokratike, që ishte kundërshtarja e tyre, madhe duke u bërë edhe kandidatë për deputetë të kësaj partie. E kemi fjalën për Asllan Dogjani, Gjovalin Kadelin dhe Kastriot Islamin. Madje ky i fundit ishte edhe ndër themeluesit e Partisë Socialiste, disa herë ministër i saj, por dëshira për të qëndruar përjetësisht në politikë, bëri që ai të kalonte në kampin që e pati luftuar gjithnjë.
Merkato
Transfertat nga një parti tek tjetra janë bërë aq e rëndomtë sa çdo ditë e më shumë një fenomen i tillë nuk përbënë më lajm. Që në 2005 kemi disa deputetë që kishin fituar me një parti mandatin dhe e kishin braktisur atë. Kulmin e ka Lufter Xhuveli, i cili mori vota në koalicionin e majtë dhe shkoi ministër në qeverinë e djathtë. Po ashtu deputetët Hamit Kosta, Nikollaq Neranxi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Luan Memushi, Spartak Ngjela, Gilman Bakalli, Piro Lutaj, etj., janë disa nga emrat e shumtë të deputetëve që kanë ndryshuar parti të paktën një herë.
Lëvizjet në kampin e majtë
Lëvizjet më të madha midis partive kanë ndodhur në kampin e majtë, nga LSI në drejt Partisë Socialiste ose anasjelltas. Jo pak herë edicionet e lajmeve ose titujt kryesor të gazetave janë hapur me largime nga një parti tek tjetra. Kjo lloj marrëdhënieje midis dy forcave ka nisur që më 2005. Herë-herë këto lë