E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Gati të votojmë 3 ligjet, të hyjnë në fuqi në shtator

ilir metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka ripërsëritur apelin e tij drejtuar klasës politike që të gjejnë konsensusin për të votuar tre ligjet. Edhe një herë kreu i LSI-së, konfirmoi votën pro të opozitës për të votuar ligjet, ndërsa tha se kushti i vetëm që ato të hyjnë në fuqi në shtator.
Apeli
Është për të ardhur keq që sot në vend që të merreshim me angazhime konkrete për të hedhur hap tjetër drejt BE, dëgjuam një retorikë të përsëritur akuzash, për fajësime, për bllokimin e procesit, ndërkohë që prej disa kohësh LSI ka propozuar një kompromis tepër të arsyeshëm që ndihmon për kapërcimin e ngërçit politik për miratimin e 3 ligjeve. Që konsiston në miratimin e tyre brenda përfundimit të mandatit të Parlamentit ekzistues, por me të vetmin ndryshim që ata të hyjnë në fuqi me Parlamentin e ri me muajin shtator, tha Meta. Meta kërkoi nga palët që të shkëputen për pak kohë nga fushata elektorale dhe të enjten deri në orën 10:00 të votojnë tre ligjet në Kuvend. Sot në këtë ditë të rëndësishme gjej rastin të ftoj edhe njëherë kreun e PD-së zotin Berisha në mënyrë të veçantë, zotin Rama dhe kolegët e tjerë që të takohemi, të shkëputemi 5 minuta nga fushata elektorale, të takohemi deri të enjten në orën 10:00 për të bashkërenduar miratimin e 3 ligjeve që ti përgjigjemi ftesës së BE dhe të shqiptarëve, duke hequr dorë nga akuzat që nuk prodhojnë progres për marrjen e statusit, deklaroi Meta.
Këshilli Bashkiak
Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, kreu i LSI-së komentoi edhe situatën e krijuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Sipas Metës, ish-kreu i Këshillit Bashkiak nuk po pranon realitetin ndërsa shtoi se po bën veprime groteske. Kemi një ish-kryetar të Këshillit Bashkiak që shkel hapur ligjin dhe procedurat ligjore, dhe shpërfill kërkesën e shumicës dhe nuk pranon realitetin e tij që PS dhe LSI janë një bashkësi solide duke bërë veprime groteske siç është ndërrimi i bravave apo i marrjes së çelësave sikur të ishte pronë private, u shpreh Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›