E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theo Angelopoulos; Çfarë provokoi në Shqipëri?!



Uliksi sa ç’mbetet përjetësisht i pakuptueshëm, aq harxhon edhe kohën për një gjë të pamundur. Ky është dhe kuptimi që merr në filmat e tij regjisori grek, Theo Angelopoulos, që është rritur me teatrin antik grek, që merr prej tyre shenjën, kodet që ngjitet lart në veri të Greqisë për të krijuar mjegullën në filmat e tij, ndryshe nga dielli që ka mbi krye Athina. Tri filma janë shfaqur nga karriera e tij në programin special të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit që u organizua javën që shkoi në Tiranë. “Eternity and a day”, “Landscape in the mist” dhe “Ulysses’ Gaze”, fija që i lidhte këto tri filma ishin kufijtë, udhëtime dhe ikje nëpër Ballkan. Nëse në Greqi flitet se Angelopoulos “nuk e duan”, në Tiranë publiku shqiptar e ka parë si provokim. Rasti është qyteti i Korçës, ku aludohet si tokë greke, një tjetër shprehje gati simbolikisht me Murin e Berlinit, që vjen si mohim i Shqipërisë. Regjisori grek na flet për historinë e Ballkanit dhe përgjigjen për “provokimin” e mësipërm e anashkalon si asgjë të kësaj arsye, por me tendencën thjesht të dëshirës që ai ka për të mos pasur kufij mes njerëzve. Ndërsa Evropa e ka lançuar si një nga regjisorët më të suksesshëm, për ne në Ballkan është i vështirë besimi se kjo vjen për arsye jashtëpolitike. Angelopoulos e “injoron” duke e zhvendosur vëmendjen e tij tek shtëpia; i famshëm, por vëllai i tij nuk do të ishte aq injorant sa mos të kuptonte artin, kinemanë - aq më tepër të mos kishte krenarinë, apo arsyen për të qeshur. Në intervistën e mëposhtme regjisori grek na rrëfen filozofinë e tij; kush është Uliksi.

Në Tiranë në programin special të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u dhanë tri nga filmat tuaj - që i bashkonte çështja e kufirit. Përse preket sot ky plan nga ju, cili është këndvështrimi kur jeni përballë Shqipërisë?

Të tri filmat prekin atë që do ta thoshim në plan të parë, emigracionin. Portrete, personazhe të veprës që vijnë nga larg dhe afrohen diku gjetkë. Te filmi “Përjetësia edhe një ditë” është tepër e thjeshtë, e dukshme, sepse është një fëmijë që vjen nga Shqipëria dhe është në Greqi, e të tjerë fëmijë që luajnë në film. Pra, është një shoqëri fëmijësh që juve e patë në film. Këndvështrimi i Uliksit, Shqipëria? Meqë filmi u luajt në kohën e luftës në Bosnjë, është një njeri, protagonisti që udhëton kalon në Shqipëri, për në Bosnjë e lart, për në veri. Udhëtimi i tij, pak a shumë kalon në Gadishullin Ballkanik, sepse është edhe Rumania në këto tre rrathë. Në mënyrë të veçantë ky film është mbi Ballkanin. Ndal në këndvështrimin e Uliksit, sepse shekulli XX hyri me luftë në Sarajevë, flas nga Lufta e Parë Botërore dhe mbaroi ky shekull përsëri me luftë në Sarajevë. Ishte, pra, një pyetje e pashmangshme dhe nëse historia ecën dhe nëse historia lë mësime. Kur hyn një shekull me luftë dhe mbaron me një tjetër luftë, në të njëjtin vend - kjo do të thotë për mua se nuk është bërë asnjë hap përpara. Pra, nuk kemi ecur fare.

Por, kufiri është një çështje delikate; vija e kuqe është mbarimi, ku siç e thoni në gojën e personazhit tuaj ose është një i huaj, ose vdes. Mendoni se jemi në të njëjtin moment tani, sa ka ecur Ballkani në këtë marrëdhënie sipas jush?

Ne jemi këtu ku gjendemi, në këtë moment. Realisht nuk e di sa kemi ecur, në një realitet të komunikimit. Nëpërmjet popujve të Ballkanit nuk kam qëllim të flas për një gjë thjesht si transport njerëzish. Me Shqipërinë nuk kemi shumë dallime, probleme. Me Bullgarinë kemi pasur probleme, me Turqinë po ashtu luftë. Unë në këtë moment, çuditërisht, turqit më duan më shumë se çdo komb tjetër, bullgarët të njëjtën gjë – siç po e kuptoj edhe në Shqipëri ndjehem shumë ngrohtë, në Rumani gjithashtu. ǒdo të thotë kjo? Unë bëj një punë që do të thotë unë tregoj historinë – tregoj histori të njerëzve, jo të njeriut grek, por të njeriut. Kjo do të thotë gjithashtu se kjo është e vetmja mundësi komunikimi që të ndjehemi të gjithë, tek e fundit, dhe mbi të gjitha, jemi njerëz, të gjithë si shqiptarë, bullgarë, grekë etj. Në thelb kjo nuk është pengesë dhe nuk duhet të jetë pengesë.

Ky është shkëmbimi ndërkulturor, shkëmbimi i asaj që ne kemi më të mirë, me më të mirën e tjetrit. Tjetra është fati njerëzor, që është i njëjtë për të gjithë njerëzit, s’ka rëndësi prej nga vij dhe ku jam, nga Amerika apo deri në cepin tjetër të planetit. Fati njerëzor është i njëjtë, veçse këtu hyn një pyetje shumë e madhe: ne bëjmë historinë e madhe apo historia na bën ne? Pra kjo është pyetja nëse vendosim ne apo jo për këtë. Jemi objekte apo subjekte të historisë.

Në fakt publiku shqiptar ka ndjekur këto tri ditë filmat tuaj dhe ka dalë nga kinemaja me mendimin se filmat tuaj janë tendenciozë, kur thoni për shembull për Korçën, ku aludohet si pjesë e Greqisë, apo tek filmi tjetër që vendosni në lumë dhe një rrugë pemësh që të kujtojnë simbolikisht murin e Berlinit që ndan të njëjtët. Publiku shqiptar ka ushqyer nga filmat tuaj një lloj provokacioni nacional, si do t’i përgjigjeshit kësaj?

Nuk ka asgjë tendencioze, që të provokojë. Asgjë, është një kufi në thelb. Nuk ka asnjë lidhje për mua as me Greqinë dhe as me Shqipërinë, thjesht kjo ka lidhje me kufijtë. Me kufijtë si një shenjë, si një fund, si një pikë ndalimi në komunikimin midis njerëzve, është më tepër në kuptimin filozofik sesa në kuptimin politik.

Për këtë edhe në fund hipin disa njerëz në shtylla, rregullojnë kabllot që janë tek e fundit në termin filozofik, kabllot e komunikimit midis tyre, midis njerëzve. Nuk duhet që gjërat t’i shohim kaq thjesht, duhet të thellohemi më tepër në to. Janë disa shenja që nën të fshihen të tjera kuptime. Për mua ky është problemi dhe pyetja tek ky film, pra “Uliksi”, prandaj e bëra; është problemi i kufijve si ndalesë komunikimi midis njerëzve. Për këtë edhe pak më parë theksova, se popujt janë popuj dhe shumë mirë bëjnë, jam me njerëzit, por jam kundër kufijve.

Keni një film për “Ditët e ’36-ës”, vitin tuaj të lindjes. Përse e bëtë këtë film në këtë periudhë? A ka përkime krijimtaria juaj me historinë dhe me kohën kur keni lindur?

Kur bëra filmin “Ditët e ’36-ës”, ishte diktatura e gjeneralit të Metaksasë, pra ky film ishte pak më përpara se të vinte diktatura. Ishin ditë, periudhë, kushte që bënë të mundur ardhjen e diktaturës. Ky film është xhiruar ilegalisht në mes diktaturës, të kolonelëve të ’72-it. Përse? Sepse doja të kuptoja, kur një njeri lind pak më përpara se të lindë një diktaturë ajo i karakterizon gjithë jetën. Dhe, kur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›