E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theo Angelopoulos në Tiranë/ Regjisori grek, i ftuar special i TIFF-it

I ftuari special i edicionit të shtatë të TIFF-it, regjisori grek Theo Angelopoulos, do të jetë i pranishëm në Tiranë në natën mbyllëse të festivalit. Ndërkohë, për publikun prezantohen tri filma të tij, "Landscape in the mist", i shfaqur mbrëmë në kinema "Imperial", "Ulysses Gaze" që do të shfaqet sot, ora 19:00 po në këtë kinema dhe "Eternity and a Day", që do të shfaqet pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të dielën, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë regjisori. I lindur në Athinë, drejtor, shkrimtar, producent dhe aktor, Theo Angelopoulos konsiderohet si mjeshtër i kinematografisë. Për rreth 40 vjet ai ka prodhuar shumë punë të ndryshme, i vlerësuar gjatë krijimtarisë me shumë çmime ndërkombëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›