Darfur, vriten dy ushtarë të kontigjentit të misionit të paqes
Dy ushtarë të "Kaskave Blu" me kombësi nga Ruanda kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi të ndodhur në Darfur të Sudanit.
Që të dy ushtarët ishin pjesë e kontigjentit të misionit të paqes së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Afrikan. Gjatë sulmit kanë mbetur të plagosur edhe tre anëtarë të tjerë të forcave shumëkombëshe.
Sipas zëdhënësit të misionit të paqes në Sudan Kemal Saiki ende nuk është bërë i qartë shkaku dhe autorësia e ngjarjes.
Trupat e Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me forcat e Bashkimit Afrikan prej kohësh ndodhen në Sudan për të siguruar paqen pas luftërave të përgjakshme civile me sfond fetar që përfshinë rajonin e Darfurit.